Home KRYESORE Rama mburret me uljen e papunësisë/ Komentuesit: Po ti vetë a i...

Rama mburret me uljen e papunësisë/ Komentuesit: Po ti vetë a i beson këto shifra?!

Atë që deklaroi dje ministri Arben Ahmetaj e përforcoi sot Kryeministri Edi Rama: “Rekord historik, papunësia bie nën 13 %”. Por të shumtë janë qytetarët që i komentojnë Kryeministrit në facebook dhe i thotë se shifrat i dalin në rënie pasi shqiptarët janë larguar nga vendi.

Kryeministri në facebook:

INSTAT nxori dje shifrën e re të papunësise dhe pa pasur as më të voglën vetëkënaqësi, sepse sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse – duke filluar nga domosdoshmëria për ta ulur më tej papunësine, tek nevoja për të rritur mbrojtjen e punonjësve si edhe objektivi ambicioz që pagat e ulëta të rriten gjithashtu – qëndron sidoqoftë fakti i pamohueshëm që në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja.

Komentuesit:

Erald Begteshi: Pjesa me e madhe e figurave të kualifikuara po ikin nga Shqipëria, ose në okazionin e pare ikën përgjithmonë. INSTAT mban vetem llogarinë e të punësuarve nëpër call center.

Toni Lata: Jam shumë kurioz të di: nëse ti vete i beson me të vertete këto shifra Z. Kryeministër??!

Klodi Delilaj: Gjysma e shqiptarëve janë jashtë në emigrim dhe ata që kanë ngelur punojnë në call center.

Roland Shani: Ti s’ke më njerëz në Shqipëri./Opinion.al

Share: