Home KRYESORE Gazetari: Kush janë gratë që Arta Marku u besoi drejtimin e prokurorive...

Gazetari: Kush janë gratë që Arta Marku u besoi drejtimin e prokurorive kryesore…

Arta Marku u vendos si e përkohoshme në krye të prokurorisë së përgjithshme por po bën 6 muaj në detyrë dhe vendimet e saj nuk kanë qenë aspak “si e përkohshme”. Ka shkarkuar, emëruar, e komanduar drejtuesit e prokurorive më të rëndësishme në vend. Kështu janë edhe 3 gratë që drejtojnë aktualisht Prokurorinë e Krimeve të rënda, të Durrësit dhe të Elbasanit, për të cilat gazetari Basir Çollaku shprehet se “janë lidhje shoqërore të ngushta të Arta Markut”.

Statusi i plotë i gazetarit në facebook:

Nuk jane te pakta komandimet e Arta Markut e cila po ecen ne te njejten rruge si Adriatik Llalla. Komandimet e pastudiuara dhe per me teper te pamerituara jane kthyer ne risine e punes se prokurores se pergjithshme qe harron se eshte e perkoheshme. Dikush rritet ne detyre se shkurt dhe thjesht eshte shoqe e ngushte e Arta Markut sic eshte rasti Donika Preles, por jo vetem kaq por dhe bashkeshortet e dy zonjave jane shoke te ngushte. Iu vodh posta sekrete dhe u promovua, kjo eshte merita e vetme e Donika Preles ne sistemin e prokurorise shqiptare deri tani?!?. Shoqja tjeter e Arta Markut Anita Jella drejtuese e Durresit, u perball me vjedhjen e dosjeve te prokurorise pas nje bisede mbi 3 ore ne zyren e saj me ish-shefen e mepareshme Donika Prela.

Enkeleda Millonai drejtuesja e Elbasanit siç duket po shijon “pushimet” ne Suedi ne nje trajnim 3 javor ku vete Arta Marku e ka derguar. Kjo dmth se prokuroria e Elbasanit nuk paska patur dhe aq nevoje per Enkeleda Millonain dhe emri i saj eshte thjesht qoka e radhes qe Arta Marku i ben vartesit te saj dikur epror.

Prokuroria eshte lodhur nga keto levizje denigruese dhe promovime pa meritokraci qe per hir te se vertetes jane bere dhe nga Adriatik Llalla.

Paligjshmeria e vendimeve dhe emrimeve eshte thuajse e perditshme. Perveç kesaj nese sheh me vemendje emerimet ka nje njeanshmeri tjeter besimi, e cila mbase eshte rastesi. Paligjshmeria eshte zevendesuar me porosite politike te cilat kane dhene rezultat me se shumti dobesimin e instituciinit se sa forcimin e tij. Prokuroria ka mberritur ne stadin, rrofte prokurori u rrezofte prokurori..!!! Mos valle do shohim te njejtin fund per Arten si per Adriatikun?

Share: