Analisti Ilir Kulla është shprehur se para se të ndodhte takimi mes Donald Trump dhe Kim Jong-un në Samitin e Singaporit, janë zhvilluar disa takime sekrete mes grupeve të ngushta në Europë.
Kulla tha në studion e emisionit ‘Opinion’ se prej gjashtë muajsh, grupe të ngushta kanë zhvilluar disa takime sekrete të cilat janë mbajtur në Zvicër dhe Suedi.
Ai deklaroi se takimet mes këtyre grupeve janë mbajtur në këtë pozitë, pasi kundër amerikanëve dhe koreanëve nuk ishin vetëm rusët dhe kinezët, por edhe europianët./Opinion.al