Video/Mehdi Malkaj shpërthen kundër politikanëve, ja si i quan:

    Artistët kanë protestuar sërish në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar pasi qeveria këmbëngul për shembjen e tij. Ata janë mbledhur sërish tek godina e Teatrit dhe kanë bërë thirrje që qeveria të tërhiqet nga projektligji që parashikon shembjen.

    I ashpër ishte aktori Mehdi Malkaj i cili tha se Shqipëria drejtohet këlyshët e ku*vës, të cilët janë racë superiore nëse krahasohen me këlyshët e tjerë ordinerë. Ai tha se nga gjiri kurvave dalin burra shteti, biznesmen të shquar, artis të mëdhenj, nëpunës e të tjera e të tjera.

    Nëse dikush më kundërshton se qentë dikur kanë qenë këlysh, dhe se këlysh nuk pjellin vetëm qentë mund të largohet pa bërë zhurmë.

    Në bazë të përvojës botërore, dhe në këtë rast asaj shqiptare, këlyshët ndahen në dy grupe. Në këlyshët ordiner, dhe grupin e dytë që është dhe më i kualifikuari në këlyshët e kurvës. Për grupin e parë mund të themi se kemi të bëjmë më një prejardhje natyrore. Ashtu si thotë dhe shprehja popullore, këlysh i ati, këlysh i biri dhe këlysh ai që bëri të anë.

    Këlyshët vërtetë vijnë nga një premisë klyshore, por kur bien në ndonjë terren të përshtatshëm i zhvillojnë shumë aftësitë e tyre sepse pa ata nuk mund të eci përpara, shteti shoqëria, shteti, kombi etj. – deklaroi Malkaj. Shikoni videon:

    Share: