Nga Nikollaq Neranxi*
Policia e ngarkim-shkarkimit të drogës dhe Bashkia e Himarës shërbëtore e grabitësve, ndalojnë aktivitetin e Institutit Kulinar Neranxi në Himarë!
Në një akt të paprecedentë, Bashkia e Himarës dhe Policia e shtetit, ndalojnë një aktivitet kulinar në Himarë, Potam. Aktiviteti, ku do gatuheshin receta të zonës së Himarës dhe do bëheshin degustime për vendasit dhe pushuesit, u ndalua në mënyrë tërësisht të paligjshme. Instituti Kulinar Neranxi, kishte dërguar kërkesë në Bashki dhe në Polici, ku njoftonte zhvillimin e aktivitetit. Gjithashtu duhet theksuar se aktiviteti do të bëhej në një tokë private, me çertifikatë pronësie në emër të familjes Neranxi. Policia, ndërkohë që po bëhej shkarkimi i bazës materiale për tu përgatitur për eventin, erdhi dhe ndërpreu çdo gjë, duke shoqëruar 3 punonjës të Kompanisë të cilët janë mbajtur padrejtësisht në ambientet e policisë mbi 4 orë dhe pas asnjë shpjegim, gjithashtu rrethoi zonen sikur te ishte skene krimi. Edhe pse i treguan të gjitha dokumentet, ata ishin të vendosur që të shkatërronin një aktivitet të ligjshëm, të lajmëruar, vetëm si xhest hakmarrjeje dhe duke treguaj muskujt e atij që ka pushtetin dhe bën çfarë të dojë. Për të gjitha këto arsye, Instituti Kulinar Neranxi ka vendosur të bëjë kallëzim kundër këtij terrori dhe akti barbar të institucioneve që mbahen me taksat tona. Në një vend që toka e pronarit të ligjshëm po grabitet për ditë, në një vend ku policisë i ikin kriminelët në drejtim të paditur dhe nuk e pa asnjëherë drogën që i kalonte para hundëve, madje që akuzohet edhe për bashkëpunim, sabotohen dhe plaçkiten njerëzit që duan të punojnë në mënyrë të ndershme dhe të zhvillojnë aktivitete në shërbim të komunitetit.
Më poshte në video, keni detaje të shpjeguara nga avokatja e biznesit dhe dëshmi.
*Nikollaq Neranxi, President i Institutit Kulinar Neranxi