Home KRYESORE Teatri/ Basha: Forca e popullit është më e madhe se e 75...

Teatri/ Basha: Forca e popullit është më e madhe se e 75 hajdutëve të…

Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia e PD u bëri thirrje qytetareve ti bashkohen protestës së artistëve kundër shembjes së teatrit. Ai tha se Edi Rama ka vetëm për qëllim grabitjen e tokës në mes të Tiranës. “Ky projekt nuk bëhet për teatrin. Qëllimi është pastrimi i parave të drogës. Këto para nuk futen të gjitha në bankë ndaj Edi Rama po i pastron në ndërtimin e kullave”, tha lideri i PD. “Ligji i djeshëm është antikushtetues, kuvendi ka votuar për të ligjëruar plaçkitjen. Krimi më i rëndë në vend në këto 27 vite. Krimi dhe korrupsioni është ligji i këtij vendi”, vijoi ai.

“I ftoj shqiptarët të shohin edhe njëherë pamjet e djeshme në parlament se si i urdhëronte kapobanda hajdutët e vegjël, pa tru e dinjitet për të votuar një projektligj antikushtetues. Edi Rama është shatërrues serial i Tiranës.

I bëj thirrje Presidentit të mos e ligjërojë vjedhjen. Qytetarët ti bashkohen protestuesve, aktorëve tek Teatri. Kur bëhemi bashkë nuk ka njeri që mund ta shembë teatrin. I bëj thirrje ambasdorëve: Ja ku e keni projektin e pastrimit të parave. Ja ku keni akt që bie ndesh me aktet e integrimit. Ja ku e keni tufën me peshq të mëdhenj.

Parlamenti, i kthyer në noter të akteve kriminalo-korruptive, do të çlirohet nga banda e hajdutëve ose do të zhbëhet nga forca e njerëzve të bashkuar”, vijoi Basha.

Share: