NGA PIRRO PRIFTI
Negociatat Greko Shqiptare për detin kanë janë rrotulluar me kalimin e kohës në fund të fundit mbi problemin kryesor dhe pengesën kryesore midis shtetit grek dhe atij shqiptar: mbajtjen gjallë të Ligjit të Luftës “de jure” në fuqi Ligjin e Luftës Nr. 2636/1940 si dhe ligjet, e mëvonshme: 4506/1966 e 1664/1998., është Ligji i Luftës që Greqia i shpalli Shqipërisë dhe italisë, i cili ende nuk është shfuqizuar vazhdon t’i ruajë efektet e tij mbi ndëshkimin ndaj shqiptarëve.
Në përfundim të ngeciatave Ministri i Mbrojtjes i Greqisë Kamnenos deklaroi se… morëm çfarë deshëm…
Po cilat janë shakqet dhe rrethanat që dy popuj fqinjë dhe miq me një histori të përbashkët të kenë një mosbesim dhe armiqësi të madhe politike midis tyre? Problemi qëndron tëk ligji I Luftës.
Po cili është ligji i Luftës? Athinë, më 10 nëntor 1940, Numër botimi 379. Dekret
Rreth përcaktimit të shteteve armike sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 1636/1940 të italisë dhe Shqipërisë dhe zbatimit në lidhje me këto shtete, të dispozitave të këtyre ligjeve. Athinë, më 08 nëntor, 1940.
Shtetas të devotshëm të Lartmadhërisë Suaj, Ministrat i Drejtësisë , i Financave, Ajis Tabakopullos, Andhr. Apostolidhis.
Ligji i Forcës Nr. 2636 1940, “Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë, armike“, Jeorjios B’: Mbret i Grekëve
Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosëm dhe urdhërojmë:
Neni 1 – Armiq
Armiq sipas kuptimit të këtij neni, konsiderohen:
a. Shtetet, kryetarët e këtyre shteteve dhe personat juridike të juridiksionit shtetëror të tyre, të cilat përcaktohen secili në veçanti si armik nëpërmjet Dekreteve Mbretërore të botuara me propozim të Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministrit të Financave, sipas kuptimit të këtij Ligji.
b. Persona fizikë, të cilat kanë shtetësinë e shteteve armike, sipas rastit a), ose ata që kanë banesë, ose banim të përhershëm në to.
c. Personat juridikë të juridiksionit privat dhe çdo bashkim personash, ose pasurish, përderisa kanë qendrën drejtuese të tyre në shtetet armike, sipas rastit, ose janë nën influencën ligjore, ose ekonomike të armiqve, sipas këtij neni.
Neni 6 – Pasuritë armike.
Sekuestrimi
Pasuritë armike në Greqi me hyrjen në fuqi të këtij ligji ndalohen dhe është i pavlefshëm disponimi i këtyre pasurive tek armiqtë, ose në shkelje të dispozitave të këtij ligji.
Neni 7 Pasuri armike në Greqi
Si pasuri armike në Greqi konsiderohen elementet pasurore të mëposhtme, përderisa u takojnë ligjërisht ose ekonomikisht armiqve, sipas kuptimit të nenit 1:Elemente të patundshme dhe të tundshme të ndodhura në Greqi.
Neni 21 Fuqia dhe zbatimi
1. Ky ligj hyn në fuqi më datën 28 tetor 1940.
Athinë, më 10 nëntor 1940.
Jeorjis B’
Këshilli i Ministrave
Kryetari Metaksas
Anëtarët: Ajis Tabakopullos; i. Dhurendis; A. Apostolidhis; i. Arvanitis;A. ikonomu;S. Polizogopullos;N. Papadhimas;I. Spenxas;S. Papavasiliu;P. ikonomakos;K. Burbulis;H. Lis;H. Alivizatos;Th. Nikoludhis; J. Zafiropullos;K.Manjadhaqis;A. Xifos;M. Qiriakopullos;K. Koxias.
U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit
Athinë, më 10 nëntor 1940
Ministri i Drejtësisë Ajis Tabakopullos. Ligjet detyruese nr. 2637. 1940
Greqia vazhdon të mos zbatojë edhe sot e kësaj dite “Konventën mbi Mosparashkrimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit”, hyrë në fuqi më 11 nëntor 1970. Kjo Konventë, rikujton rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, datë 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947, në lidhje me ekstradimin dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe Rezolutën 95 të 11 dhjetorit 1946, që konfirmon parimet e së Drejtës Ndërkombëtare, të njohura nga Statuti i Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut dhe nga vendimi i atij gjyqi, si dhe Rezolutat e dhjetorit 1966, nëpërmjet të cilave Asambleja e Përgjithshme ka dënuar shprehimisht si krime ndaj njerëzimit shkeljen e të drejtave ekonomike dhe politike të popullsive autoktone. Në nenin 1 të kësaj Konvente, theksohet se:”… krimet e luftës janë të pa parashkrueshme, cilado qoftë data kur janë kryer”. pikën b të nenit 1, dënohen pa kufi kohor: “Dëbimi nëpërmjet një sulmi të armatosur ose pushtimit dhe aktet çnjerëzore …, si dhe krimi i gjenocidit, ashtu siç është përcaktuar në Konventën e 1948, për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, qoftë dhe kur këto akte nuk përbëjnë shkelje të së drejtës së brendshme të vendit ku janë kryer” (http://ëëë.mediaelire.net/lajm/1133/ligji-i-luftes-greqi-shqiperi-itali-i-vitit-1940).
Shteti grek nuk ka nënshkruar edhe Protokollin Nr.4 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo është bërë qëllimisht për të mbajtur të pushtuar Çamërinë, në kuadrin e strategjisë greke të “Megali idesë”, të parit traktat nacionalist antinjerëzor në historinë e Evropës. Në pikën 1 të nenit 3 të këtij protokolli, theksohet: “Askush nuk mund të dëbohet me anë të një mase individuale ose kolektive nga territori i Shtetit, shtetas i të cilit ai është” dhe në pikën 2 të të njëjtit nen nënvizohet: “Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta për të hyrë në territorin e Shtetit, shtetas i të cilit ai është”.
pafajësia e çamëve është provuar ligjërisht nga Gjykata e Diktimit të Janinës, në shkresën me numër protokolli 1837, datë 29 shtator 1976, dërguar Ministrisë së Rendit Publik, Drejtorisë së Shërbimeve Kriminale në Athinë.
Problemi i Pronave të Çamëve. Në këtë ligj përshkruhen me hollësi sasia e pronave dhe pasurive, që bllokohen si efekt dëmshpërblimi. Ndërkohë nëpërmjet neneve të tij, pasqyrohet rruga gati e pamundur për t’i rikthye ato prona me komisione shtetërore, që do të duhet të mblidhen për secilën prej tyre, me praninë e ministrave dhe ekspertëve të zyrave të shumta, të cilët është krejt e pamundur për t’i ulur në një tavolinë. Në këtë akt ligjor të Athinës ka sanksione edhe për pronat apo pasuritë italiane, që sipas Traktatit të Paqes së Parisit në 1946, u sekuestruan përfundimisht dhe kaluan në dorë të palës greke, si pjesë e dëmshpërblimeve që italianët si vend sulmues duhet t’ia paguanin Greqisë.
Cfarë parashikojnë negoziatat e dyta të qeverisë shqiptare me qeverinë greke të përfaqësuara respektivisht nga z. Kocias ( Koçi – ne shqip) dhe Bushati, pas çvlerësimit të marëveshjes së parë nga Gjykata Kushtetuese shqiptare për detin në Kohën e qeverisë së Berishës?
Dihet botërisht se qeveria shqiptare e Maxhxorancës së majtë ka patur dy qëllime kryesore para së të bien dakort për negociatat:
Anullimin e Ligjit të vitit 1940 në të cilën Shqipëria e pushtuar nga italianët nuk mund të ishte armike e Greqisë, edhe sepse Ligji i Luftë i brërë nga pala Greke u hoq për italinë menjehrë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kurse për Shqipërinë nuk u hoq, gjë që e cila ishte `nonsens`. Nuk mund të ndëshkosh të mundururin dhe të bbiesh dakort me pushtuesin… apo Jo?
Problem i Çamërisë, problem që mendoj se është ngritur nga pala shqiptare thjesht në respekt të të drejtave të njeriut bazuar në Konventat e OKB të përshkruara më sipër por edhe nga Ligji nr.8137 datë 31.7.1996 Shtuar me ligjin nr.9264, datë 29.7.2004 (protokoll shtesë) Ndryshuar me ligjin nr.9453, datë 15.12.2005 (protokoll shtesë).
Diskutimet midis palëve kanë tejet të tensionuara dhe të dyja palët kanë vendosurgjatë këtij afati kohor të ashtuquajturat “vija të kuqe“ apo “pjese të panegociueshme“, por në të dyja rastet, qoftë për efekte të detyrimit të zgjidhjes së mos marëveshjeve, qoftë për detyrimin për të dalë nga bataku i koklavitjeve ligjore, mesa duket është arritur një marëveshje në parim në të cilën mesa duket është future dhe problem i të ashtuquajturit `vorio epir` i cili është përdorur nga pala greke si presion mbi “çështen çame“ të ngritur pa hezitim nga pala shqiptare e cila e ka ngritur problemin në nivelin e zbatimit të Konventës “Mbi Liritë dhe të Drejtat e Njeriut“.
ii
Dihet se Problemi i vorio Epirit u ngrit nga mbretëria greke gjatë dhe pas luftës së parë botërore periudheë në të cilën u vendosën kufijtë jugorë të Shqipërisë por edhe periudhë kur u vra gjenerali italian Enriko Telini me 28 gusht 1923 në të cilin u vranë pesë ushtarakë.
Hstioria e treves Epir është shumë e vjetër. Sipas Historianit Kristo Frashërit:
“Shqiptarët dhe grekët, pasardhës të ilirëve dhe helenëve të lashtë, banojnë në fqinjësi me njëri-tjetrin që nga periudha parahistorike. Gjatë shekujve kufijtë midis vendbanimeve të tyre nuk kanë qenë asnjë…herë të prera nga pikëpamja e përkatësisë etnike të banorëve. Kjo ka ndodhur ngase këto vise kanë qenë më tepër se 2000 vjet nën strehën e perandorive shumëkombëshe, të tilla si Perandoria Romake, Perandoria Bizantine dhe Perandoria Osmane, të cilat lejonin lëvizjet e fiseve dhe të kombësive brenda kufijve politikë në kërkim të vendbanimeve të reja. Si kudo, edhe këtu në brezin anësor të vendbanimeve të shqiptarëve dhe të grekëve u krijuan vise me banorë të përzier nga të dyja etnitë. Një nga këto zona kufitare me popullsi të përzier shqiptare dhe greke ka qenë dhe vazhdon të jetë treva e quajtur nga helenët e lashtë Epir, nga shqiptarët e sotëm Çamëri“ http://gazetainfopress.com/historia_arkeologji/shtremberime-te-historise-se-epirit-nga-akademia-e-athines.
Akademia greke ka botuar nje liber per Epirin ( M. B. Sakellariut, me titull “Epirus 4000 years of greek histori and civilization” M. B. Sakellariut, me titull “Epirus 4000 years of greek histori and civilization” M. B. Sakellariut, me titull “Epirus 4000 years of greek histori and civilization”), dhe disa pasaktësi historike nga një historian tjetër anglez N. Hammond, i cili ka shprehur deformime te historisë së kësaj treve; por edhe historianët tanë gjithashtu nuk kanë botuar asnjë tekst serioz për Epirin madje as kanë argumentuar dhe kontestuar me historianët grekë e te tjerë për këtë problem, për pasaktësitë historike me historianët grekë të cilët kanë harruar apo deformuar qëllimisht historinë e Epirit.
Emri grek ka lindur pas vitit 1831 madje edhe Virgjili tek Eneida nuk e përmënd fjalën `grek` apo `Helen` në frazën e tij të famshme : “Timeo danaos et dona ferentes” (Trembem nga greku, edhe kur të jep dhuratë) pra quheshin `danaj`.
Sidoqoftë problem i Vorio –Epirit lindi pas vitit 1878 pra pas Traktatit të Shën Stefanit. Deri atehere shteti grek nuk kishte patur asnjë pretendim territorial ndaj trevave shqiptare.
Komisioni hartoi më 17 dhjetor 1913, protokollin mbi kufijtë jugorë e juglindorë të Shqipërisë, të cilët, me disa ndryshime të vogla, janë po ato që ekzistojnë edhe sot.
Të gjithë historianët grekë i përmbahen pikpamjes se ndarja e gabuar e kufijve në vitin 1913 solli edhe të ashtuquajturën -kryengritje të Epirit të Veriut-. Në fakt kufiri shqiptaro – grek ishte një e mesme midis dy hartave të paraqitura: asaj të Austro – Hungarisë dhe asaj të Rusisë që mbronte interesat e Greqisë. Ky ishte kriteri i përcaktimit të kufijve që gjithsesi pa vënë aspak në dyshim pjesën shqiptare, por atë që u bë e grekëve si Camëria. Të gjithë historianët grekë i përmbahen pikpamjes se ndarja e gabuar e kufijve në vitin 1913 solli edhe të ashtuquajturën -kryengritje të Epirit të Veriut-. Në fakt kufiri shqiptaro – grek ishte një e mesme midis dy hartave të paraqitura: asaj të Austro – Hungarisë dhe asaj të Rusisë që mbronte interesat e Greqisë. Ky ishte kriteri i përcaktimit të kufijve që gjithsesi pa vënë aspak në dyshim pjesën shqiptare, por atë që u bë e grekëve si Camëria (https://ëëë.facebook.com/notes/po-the-gjirokastrai-ke-thënë-të-tëra/si-u-shpall-autonomia-e-vorioepirit-/540204076052942/).Më 28 shkurt 1914 nga ishulli i Korfuzit, Zografos ( një renegat shqiptar i cili organizoi një -lëvizje autonomiste- brenda -Vorio – Epirit) i dërgoi një telegram Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit që po zhvillonte mbledhjen e tij të 69-të në Vlorë, ku deklaronte -shpalljen e autonomisë së Vorio – Epirit-, dhe -urdhëronte- njohjen e saj. Komisioni jo vetëm që nuk e pranoi por i kërkoi qeverisë greke që ta arrestonte atë. Më 2 mars 1914 në Gjirokastër, një i ashtuquajtur kongres nën drejtimin e Mitropolitit Spiridon shpalli edhe një herë -autonominë e Vorio – Epirit-. Nuk vonoi shumë dhe të njejtën gjë bëri edhe renegati Spiro Spiro Milo në shtatë fshatrat e Himarës.
Më 13 shkurt 1914 organizimi ushtarak u bë edhe në Gjirokastër dhe në Delvinë.
Më 22 shkurt Jorgji Zografi ka pasur një takim me kryeministrin Venizellos ku është thënë shprehimisht: -Duhet të marrim metrat tona-.
Grekët e pranojnë edhe vetë se më 22 mars 1914, 130 të burgosur kretanë me në krye kryeparlamenarë grekë, u nisën në Shqiëri për të luftuar kundër shqiptarëve. Pak ditë më vonë janë nisur edhe 170 vetë të tjerë nën drejtimin e njëfarë Josf Anagnostaki.
Sipas Vasil Kondit ajo që ngjau në vitin 1914, ishte -kryengritja e Epirit të Veriut-. Mirëpo përveç elementëve të sipërtreguar askush nga historianët grekë nuk shpjegon dot si duhet se ç`deshën kretanët apo athinasit si Varda në -Vorio – Epir-, përderisa na paska qenë -kryengritje e -vorio – epirotëve.
Më 2 prill grupet terroriste organizuan atë që në histori njihet si puçi grek i Korçës. Në betejat e zhvilluara u vranë nga drejtuesit grekë Vasil Janis dhe u plagosën kryetari i tyre Jorgos Sulios dhe Jorgo Moranxhas, të cilët pas bisedimeve të Germanosit me ushtarakët shqiptarë, u sollën në Elbasan. Në këtë mënyrë shqiptarët nën udhëheqjen e Themistokli Gërmenjit i dhanë përgjigjen e merituar armikut grek, i cili la shumë të vrarë në fushën e betejës. Në luftën kundër grekëve në Korçë është shquar edhe kapiten Leon Gilhardi dhe kapiteni holandez Dorman.
Në nëntor të vitit 1922 Gjeneral Telini erdhi në Shqipëri. ishte plotësisht i vendosur dhe i gatshëm për zbatimin e detyrës së ngarkuar ndërkombëtarisht. Gjeneral Telini, duke pasur të drejtën e vetëvendosjes, për 12 fshatrat devollite, përkohësisht të shpallura asnjëanëse, po që në të vërtetë mbaheshin ende nën sundimin grek, i la brenda shtetit shqiptar, duke mbetur besnik i paepur i së drejtës duke përcaktuar fshatra e tokë shqiptare atje ku flitej gjuha shqipe.
Konferenca e Ambasadorëve e mbledhur në Paris më 9.11.1921 vendosi të ripohonte kufijtë shqiptaro-grekë, që vendimet e veta të marra në Londër më 12.12.1912 dhe më 22.03.1913 dhe atë të Protokollit të Firences më 17.12.1913. Këshilli i Lidhjes së Kombeve urdhëroi Konferencën e Ambasadorëve të përfundonte punën e lënë përgjysëm në vitet 1913-1914, për përcaktimin përfundimtar të vijës së kufirit shtetëror greko-shqiptar. Për caktimin përfundimtar të kufijve konkretisht në terren, u la të formohej një komision me përfaqësues të Anglisë, Francës, italisë dhe Japonisë, i cili u krijua më 8 janar 1922. Në të të merrnin pjesë përfaqësuesi i Italisë, gjenerali Enriko Telini; Anglezi kolonel Gilles; Francezi kolonel Ordion, dhe kapiten De Limperani që ishte sekretar i Përgjithshëm i Komisionit. Ndërsa Japonia nuk e dërgoi delegatin e saj. Kryetar i komisionit u caktua Gjeneral Enriko Telini. Por Komisioni pati kontradiktabrenda njëri tjetrit kështu që Konferenca e Ambasadorëve vendosi që punimet e caktimit të kufijve të rifillonin më 1 maj 1923. ishte planifikuar që komisioni i kufirit jugor shqiptaro-grek më 27 gusht 1923 do të shkonte nga Janina në Kakavijë (http://illyriapress.com/gjeneral-telini-deshmor-lidhjes-se-kombeve-per-shqiperine/). Midis Dervicanit dhe Arnishtes rruga ishte bllouar me trarë dhe aty ishte vendosur pusia nga disa tradhtarë të paguar. Pasi ndaloi makina Kriminelët vranë katër pjestarët e Komisionit dhe të pestin general Telitin, e vranë pas disa minutash. Opinioni publik shqiptar i konsideroi viktimat martirë për të drejtat ndërkombëtare dhe për paqen midis kombeve. Më 31 mars 1923, Konfereca e Ambasadorëve e deklaruan fajtor të krimit qeverinë greke dhe e ngarkuan me përgjegjësi. Mesazhi i Gjeneral Telinit ishte ky: “I dua dhe i nderoj shqiptarët, sepse janë zemërbardhë dhe trima. Mjerisht, ata po vuajnë keqbërësitë e fqinjëve. Do të përpiqem t’ua pakësoj mundimet dhe t’ua lehtësoj dhimbjet kombëtare që shqiptarët të jetojnë të lirë si kombet e tjera”.
iii
Kjo ishte shkurtimisht Problemi i Vorio-Epirit një problem që politikanët grekë të asaj kohe u përpoqën të përfitonin toka dhe popullatë shqiptare duke përfituar gjithashtu dhe nga Marëveshje Lozanës të 1919, në të cilën larguan nga territori i Epirit rreth 100.000 shqiptarë myslimanë së bashku me 400.000 mijë myslimanë grekë, sllavë, vllehë, bullgarë që gjëndeshin në territorin e Greqisë së sotme – për në Turqi, dhe morën nga Turqia rreth 1 milion greqisht folës të krishterë orthodoksë dhe i vendosën në Epir dhe kudo në Greqi duke ndryshuar kështu madje edhe strukturën e popullsisë në Greqi. Ky është shkaku që pas luftës italo-greke, në të cilën mori pjesë një batalion shqiptar i drejtuar nga Spiro Moisiu, grekët vendosën Ligjin e luftës me Shqipërinë, ligj të cilin nuk e kanë abroguar as sot e kësaj dite.
Shpresojmë që marëveshja e këtij viti me Qeverinë e Kryeministrit Cipras të realizojë këtë fakt të rëndë në historinë midis kombeve në të cilën qeveria greke heq Ligjin e Luftës me Palën ndërluftuese-Italinë dhe nuk heq ligjin e Luftës me shtetin i cili ishte i pushtuar nga Italia-Shqipërinë?!!!???
Marëveshja që do të konfirmohet së shpejti megjithë përpjekjet e dy palëve të cilat shpresoj të realizohet pa paragjykime, ka patur në fakt edhe pjesë të panegociueshme si problem çam, për të cilën pala greke ka refuzuar ta trajtojë me pretekstin se në Greqi nuk egziston ky problem.
Por fakti mbetet dhe `fakti është brënda` siç thotë një fjalë e urtë shqiptare.
Sidoqoftë mesa duket është arritur një mirëkuptim që pala greke nuk do të zërë më në gojë Vorio-Epirin në mënyrë që Pala shqiptare të mos zerë në gojë Çamërinë!!!!???
Problemi mbetet përsëri tek `Liritë dhe të drejtat e Njeriut`. Popullata çame dhe qeveria shqiptare nuk kërkon rivendikime tokësore por ka të drejtën që të vërë në dukje kërkesat e kësaj popullate që ka pronat në Greqi. Dhe kjo duhet zgjidhur qoftë me rrugë ligjore ndërkombëtare, qoftë me bisedime midis dy shteteve. Grekët nuk duhet të kenë frikë nga një komunitetet paqësor prindërit dhe fisi i të cilëve ka pronat në Greqi por është dëbuar me pretekste dhe akuza që nuk mund të fajësojnë nipërit dhe mbesat e para-ardhësve. Nëse do të lihen mënjanë paragjykuimet- problemi është fare lehtë për tu zgjidhur. Le të shpresojmë që problem të marrë rrugë positive.