Home KRYESORE Aleanca për Shqiptarët alternative serioze politike per te rinjtë ne Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët alternative serioze politike per te rinjtë ne Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët  në Gostivar dhe ne qytete te tjera te Maqedonise ka nisur nje tur takimesh me te rinjte ku në qendër të diskutimeve është rinia e cila po tregon një performancë të jashtëzakonshme të pjekurisë së lartë jo vetëm në organizimit, por edhe të parashtrimit të çështjeve mjaft të sofistikuara politike ne te cilat gjenden shqiptaret ne Maqedoni.

Vesel Memedi, kryetar i RDK-së, Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së jane duke komunikuar ne vazhdimesi me te rijnte tek te cilet besojne se do gjejne mbeshtetje edhe ne vota. Në fjalën e tij pergjithesisht kryetari i RDK-së Vesel Memedi thekson se vendi ndodhet para një kaosi dhe degjenerimi të vërtetë të skenës politike, dhe për këtë arsye me të drejtë rinia ka humbur besimin te politikanët dhe politika në përgjithësi, Veseli beson se rinia nuk duhet të dorëzohet sepse pikërisht këtë e duan aktorët politik me qëllim që të vazhdojnë sundimin edhe për një periudhë të gjatë kohore.

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela thekson se rinia është pjesa më vitale e kombit dhe se keto organizime te reja politike ne Maqedoni synojne të kujdesen fuqishëm për rinine që ta ruajne nga kontaminimi degjenerues i aktorëve politik te vjeter që kanë uzurpuar skenën politike për një periudhë të gjatë kohore. “Nëpërmes kësaj rinie, Aleanca për shqiptarët fuqizohet edhe më shumë në luatjen e rolit të stabilizimit apo destabilizimit të skenës politike, dhe këtë do ta dëshmoj në momentin kur do të marr legjitimitetin nga verdikti i popullit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.” tha Sela ne takimin e radhës ne Gostivar

d6Ne keto takime ka dialog ku drejtuesit Veseli dhe Sela u pergjigjen edhe një sërë pyetjesh nga ana e rinisë drejtuar atyre ku dominojne çështjet që kane të bëjnë me perspektivën e rinisë, zbardhjen e shumë aferave që ka kapluar skenën politike në vend, mbarrëvatja e zgjedhjeve te pastra dhe demokratike, si dhe oferta drejtuar shkollarëve të ndryshëm shqiptarë që të rikthehen në vendlindje për të dhënë kontribut në zhvillimin e kombit në përgjithësi.

Share: