Home KRYESORE Intervista sekrete e “El Chapo” me aktorin e Hollivudit

Intervista sekrete e “El Chapo” me aktorin e Hollivudit

Aktori i Hollivudit Sean Penn ka intervistuar lordin meksikan të drogës Joquin “El Chapo” Guzman në një vend sekret pas arratisjes së tij nga burgu. Intervista e kryer në tetor në xhunglën e Meksikës, u publikua nga revista Rolling Stone të shtunën, shkruan BBC. - “E kam nisur trafikun e drogës që në moshës 15-vjeçare. Aktualisht jam njeri që shpërndaj drogë në të gjithë botën më shumë se kushdo tjetër{, ka thënë El Chapo gjatë intervistës. Guzman u arratis nga burgu i sigurisë maksimale Altiplano në korrik dhe u kap të premten e shkuar. Zyrtarë të Meksikës, që nuk u identifikuan, thanë se ky takim sekret i Penn i ndihmoi ata që ta kapnin dhe ta kthenin të arratisurin në Altiplano. Komentet e tyre përkojnë me një deklarim publik të bërë nga Prokurori i Përgjithshëm Gjeneral Arely Gomez, i cili tha se një rol me rëndësi në kapjen e trafikantit ishte zbulimi që Guzman synonte të bënte një film autobiografik. Në artikullin e Rolling Stone, Penn dhe Guzman diskutojnë tema të ndryshme, përfshirë edhe trafikun e drogës.

Share: