Demokracia e Re ne Greqi ka zgjedhur liderin e ri të saj direkt pas dorëheqjes së ishkryeministrit Samaras dhe drejtimit provizor të opozitës nga Vangelis Meimarakis.
Kryetari i ri i Demokracisë së Re te do të jetë Kyriakos Mitsotakis, djali i ish Âkryetarit dhe ish kryeministrit Konstandinos Mitsotakis. Ai fitoi bindshëm garën me Vangelis Meimarakis duke rikthyer të djathtën konservatore greke në traditën e trashëgimit të pushtetit.
48-vjeccari është produkt i Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe u vlerësua me cmim për punimin e tij lidhur me politikën e jashtme amerikane ndaj Greqisë në periudhën 1977- Â1985.
Më pasi ai punoi se analist pranë Chase Investment Bank në Londër dhe pas vitit 1991 vazhdoi studimet master në Universitetin e Stanfordit në SHBA, duke e përmbyllur ciklin e plotë të studimeve për Menaxhim Biznesi në Harvard Business School.
Tashme rruga e tij eshte percaktuar ne politike dhe me gjasa te shpejta drejt postit te kryeministrit te Greqise qe po kalon nje krize te rende jo vetem financiare, por edhe politiko identitare.