Home KRYESORE Nje djale nga Kosova deshmitar i perdhunimeve ne Keln

Nje djale nga Kosova deshmitar i perdhunimeve ne Keln

Azilkërkuesi kosovar i identifikuar me emrin Leotrim, ishte gjendur së bashku me katër miqtë e tij në mes të skandalit që ndodhi mbrëmjen e 31 Dhjetorit në Këln. Ai kishte kaluar në stacionin e trenave aty pasi do shkonte në qytet për të parë fishekzjarret me rastin e festimeve për ndërrimin e viteve.

Por teksa kishte hyrë në stacionin kryesor të trenit, kishte parë një horror ku mese njëqind gra të pafajshme po ngacmoheshin nga një turmë meshkujsh.

“Ishte një sjellje e papërgjegjshme, shokuese”,­ ka thënë ai për të përditshmen hollandeze De Telegraaf, një prej gazetave më të mëdha në Hollandë.

Leotrimi 22­-vjeçar është dëshmitar i akteve barbare të kryera nga emigrantët atë natë. Një grup sirianësh tha ai sulmuan 3 vajza pranë stacionit qëndror të trenit. I qëlluan me shishe pijesh alkoolike. U morën çantat e telefonat celularë. 3 sirianë të tjerë kishin kapur një vajzë në një cep jashtë katedrales, e kishin zhveshur dhe i kishin marrë rrobat.

Djalu nga Kosova thotë se bashkë me shokët e tij kishin ndërhyrë për të ndihmuar vajzën, e cila bërtiste duke kërkuar ndihmë. Por agresorët sirianë i kishin kërcënuar se do i vrisnin duke u drejtuar shishet e thyera të alkoolit që mbanin në duar.

Leotrimi shprehet për gazetën hollandeze se agresorët ishin sirianë, dhe këtë ai e kishte dalluar nga mënyra e të folurit, pasi në kampin ku ai strehohej kishte shumë sirianë. Është një ngjarje e përsëritur shprehet azilanti kosovar 22­vjeçar.

Çdo të premte dhe të shtunë, refugjatë e emigrantë marokenë, algjerianë e sirianë të strehuar në kampet e ngritura në zona të ndryshme të Këlnit, vjedhin shishe me pije alkoolike nëpër dyqane dhe zbresin në qendër të dehur për të marrë pjesë në festa. Është një ritual i përjavshëm thotë djaloshi kosovar.

Kjo tregon mese miri se akte te tilla jane te organizuara dhe kjo histori gjen mbeshtetje ne kulturen e zonave nga ata vijne ku gruaja shihet si mall me te cilen mund te besh femije si bashkeshorte ose seks me nje grua te perdale. Ky zhvillim sigurisht qe do hase reagimin e fuqishem shteteror ne Gjermani e me gjere. Perndryshe nund te degradoje ne reagime qytetare te dhunshme.

Share: