Dashi
Mbështetja që keni nga shumë yje sot do të jetë një arsye më për të qenë aktive, por edhe një herë ju sugjerohet të mos pritni vetëm ndihmën e qiellit. Duhet më shumë besim në vetvete.
Demi
Edhe pse mezi prisni të arrini frytet e punës suaj (ndoshta të nëj investimi) Afërdita, do t’ju orientojë në një drejtim tjetër, për të cilin në fakt keni shumë nevojë. Kujdes me shpenzimet.
Binjakët
Është një periudhë e mirë, me gjithë pengesat aty këtu që janë lehtësisht të kapërcyeshme për ju do të arrini rezultate pozitive. Hëna zor duket se ndikon negativisht duke zbehur erosin tuaj
Gaforrja
Kujdes, sepse sot mund të jepeni shumë pas përfitimeve në planin ekonomik, gjë që ka mundësi të ndodhë, e të lini pas dore problemet në fushën e ndjenjave. Një lajm i ri do t’ju gëzojë.
Luani
Do të jeni të asistuar nga Marsi, Jupiteri dhe Afërdita, prandaj nuk duhet ta frenoni veten për iniciativa në të gjitha fushat e jetës. Humori duket disi i alternuar për shkak të ndryshimit të Hënës.
Virgjëresha
Janë pikërisht orbitat në kontrast të disa planetëve që ju bëjnë edhe kontradiktore me të tjerët, enë raste të caktuara edhe me veten tuaj. Më shumë duhet të bëni për raportet me partnerin.
Peshorja
Janë një mori planetësh që krijojnë një kuadër yjor mjaft favorizues për ju, duke pasur në plan të parë mbështetjen e Saturnit. A nuk ju duket se teproni pak me egon tuaj për të dalë mbi të gjithë?
Akrepi
Nuk ka pse të kërkoni kohë, të prisni, apo të druani nëse dikush iu propozon një punë të re, pasi keni shumë dashamirës që do t’ju ndihmojnë që gjithçka t’ju duket më e lehtë. Erosi mjaft pozitiv.
Shigjetari
Mërkuri në shenjë është në një pozicion shumë të mirë dhe sot nuk do ta keni aq të vështirë për të arritur një objektiv. Vështirësia qëndron në faktin se nuk dini të pritni të duroni.
Bricjapi
Është Mërkuri që sot favorizon në mënyrë të veçantë sektorin e krijueshmërisë, punës dhe të ekonomisë. Një investim i dikurshëm duket se po fillon tani të japë rezultatet e para pozitive.
Ujori
Fusha sentimentale pritet të jetë shumë pozitive për shkak të situatës së favorshme në këtë periudhë ku Afërdita është në kulmin e vet. Edhe sektori ekonomik duket së është në ngjitje.
Peshqit
Më një ditë jo edhe aq të mirë bëni kujdes sepse sot jo vetëm që nuk do të keni mbështetjen e yjeve, por janë edhe ata që ju rrethojnë që do t’ju nxjerrin jo pak pengesa. mirë fusha sentimentale.