Home KRYESORE Dvorani, moralist dhe fodull del kundër Zaganjorit!

Dvorani, moralist dhe fodull del kundër Zaganjorit!

Ardian Dvorani do të vijojë të jetë pjesë e Drejtësisë Shqiptare dhe pse nuk justifikoi 9.9 mln lekë. Për këto para, Dvorani akuzoi ILDKPKI-në.

Por konfirmimi i Ardian Dvoranit në detyrë, solli shumë pikëpyetje. Pse vendimi i KPK-së ishte pro këtij gjyqtari? A pati vendim politik? Pse ONM po merret vetëm me kreun e gjykatës, Xhezair Zaganjorin i cili paraqiti dokumenta nga Gjermania për pasurinë e tij, ndërkohë që Dvorani nuk kishte asnjë dokument për të “mbrojtur” pasurinë e vendosur ndër vite? Nga çfarë varet gjykimi i ONM?

Por ajo çfarë u kalua pa interes nga të gjithë, ishte guximi i Dvoranit të bënte “moral” e të bënte edhe fodullin para kamerave.

Sheiku i Gjykatës së Lartë, pasi u sigurua se e kaloi edhe njëherë lumin, u shpreh tekstualisht:

“U paraqita në respekt të Kushtetutës dhe ligjit për t’u ballafaquar me komisionin personalisht dhe për të treguar të vërtetën. Gjyqtarët duhet të paraqiten kushdo qoftë vendimi. Ndihem mirë, që Komisioni e vlerësoi karrierën time dhe mënyrën e jetesës si pozitive dhe kjo më bën të përmirësohem edhe më tej në të ardhmen.

Gjykata e Lartë është në vështirësi objektive, pasi numri i gjyqtarëve nuk ka qenë i plotë, në vitin e fundit është i përgjysmuar dhe në këto momente, pasi disa nga kolegët janë të pezulluar dhe numri është i kufizuar. Ne po bëjmë të pamundurën për të përballur ngarkesën.”

Nëse ju Z.Dvorani thoni se keni kaq shumë respekt për Kushtetutën dhe Ligjin, pse nuk jepni dorëheqjen kur mandati juaj ka mbaruar para disa vitesh?

Çfarë fshihet pas fjalëve të Dvoranit? Kujt ia drejtoi këto fjalë ’sheiku’?

Këtu po ju kujtojmë se në seancën e dhënies së vendimit nga KPK për Xhezair Zaganjorin, ky i fundit nuk u paraqit.

Mos ndoshta Dvorani nëpërmjet këtyre fjalëve sulmoi hapur kreun e Gjykatës që nuk u paraqit në seancë?

Siç duket, Dvorani ka dërguar një mesazh në distancë për kreun e Gjykatës duke ia shprehur qartë se nuk është i denjë për atë post dhe se në fund të fundit, Dvorani e cilëson ‘kolltukun’ e Kyegjyqtarit si premtim nga politika.

Mos ndoshta për të gjitha “detyrat e vështira” që iu ngarkuan këtij gjyqtari, i është premtuar ky vend dhe jo ai i Gjykatës Kushtetuese për të cilën po diskutohet këto ditë në media. A është kjo një taktikë e Dvoranit për të hequr vëmëndjen nga ’lufta’ e brendshme që po bëjnë gjyqtarët e mbetur për postet e larta në Drejtësinë Shqiptare apo kjo është një luftë me “mullinjtë e erës”?

Shpërblimi i politikës për Dvoranin është heqja e Zaganjorit nga ‘perandoria’ që të vijojë tu shërbejë ashtu siç ka shërbyer deri më tani dhe të vijojë të shtojë pasurinë tij. Nëse kjo quhet një lojë, Dvorani ia ka dalë të bëjë pjesë të saj politikën shqiptare, median, por jo vetëm. Megjithatë, triumfi i krye sheikut nuk është i përjetshëm, pasi ai e ka vulosur fundosjen e tij. Dështimi i Vettingut, është dështim personal për të gjtihë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, e rrjedhimisht edhe e vetë Dvoranit.

Ky është Vettingu që presnim të gjithë ne shqiptarët. Ky është Komisioni i Pavarur i Politikës, që mbron dhe mban këta gjyqtar./News365

Share: