Home KRYESORE I theu këmbët efektivit të policisë, dëshmitari: Po u largohej horrave që...

I theu këmbët efektivit të policisë, dëshmitari: Po u largohej horrave që i ngacmuan gruan

Një 37-vjeçar u arrestua dje nga policia në Kuçovë pasi i theu këmbët me makinë një efektivi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ndërsa fillimisht u tha nga policia se shoferit i ishte kërkuar të ndalonte për kontroll, por ai nuk u ishte bindur urdhërave duke përplasur efektivin e policisë.

Mirëpo më vonë është zbuluar se në fakt e gjitha ka qenë një aksident. Kjo pasi 37-vjeçari Ylli Luka ka qenë në një lokal, ku disa klientë të tjerë i hodhën fjalë bashkëjetueses së tij.

Më pas në debat e sipër Luka i tensionuar i hipi makinës dhe aksidentoi efektivin e policisë.

Një dëshmitar okular ka treguar për JOQ:

Ai e aksidentoi pa dashje policin e gjorë ne perpjekje per ti shpetuar grushtave dhe shkelmave te horrave qe rrine tek nje lokal këtu afër. Personi ne fjale eshte jabanxhi ne qytetin tone, ku persona ne ate lokal bashke me te zotin e lokalit i hodhen fjale bashkejetueses se tij ku ishte e shoqeruar dhe me femijen e tyre, dhe aty nisi konflikti. Kam qene vete prezent dhe banoret e lagjes u tmerruan eshte nje lokal qe gjithmon ka sjelle probleme te ketyre llojeve. Po jua shkruaj vetem per te verteten por dhe ne forme apeli qe ky mesazh te bjere dhe ne vesh te autoriteve per te nderhyre. Eshte nje lokal ku rrin gjith naten pijne dehen me birra raki hash, dhe nk guxon femer te kaloj aty. Para 5 vitesh ka plasur kallashi aty. Një ditë do të plasë përsëri po s’kemi pse e hamë ne që jemi njerëz të ndershëm.”

Pas aksidentit, 37-vjeçari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të tij, dhe ka arritur ta prangosë vetëm pas 30 minutash, teksa ai po tentonte të dilte nga qyteti i Kuçovës.

37 vjeçari, banues në Nikël, në Fushë-Krujë ishte i dënuar më parë, ndërsa punonjësi i policisë ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

360grade.al

Share: