Home KRYESORE PD e akuzoi për falsifikim, Lulzim Hamitaj shfaqet si relator i Vetingut

PD e akuzoi për falsifikim, Lulzim Hamitaj shfaqet si relator i Vetingut

Pak minuta më parë, nga selia e Partisë Demokratike doli një denoncim që kishte në qendër të tij Lulzim Hamitajn, një prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. PD akuzoi Hamitajn se ka falsifikuar vërtetimin për njohjen e gjuhës angleze. Në kohën kur duhet të kishte dhënë provimin në Qendrën e Gjuhëve të Huaja, ai ishte jashtë Shqipërisë u tha nga selia e PD-së.

Lulzim Hamitaj është shfaqur i emocionuar si relator në seancën dëgjimore të Besnik Muçit, prokuror i Krimeve të Rënda. Me vështirësi ai ka lexuar deklaratën e zakonshme që përsëritet në këto raste. Dukshëm në siklet, nga akuzat e PD-së që me siguri ishte informuar para se bënte akuzat ndaj anëtarit të KPK-së./Lapsi.al

Share: