Home KRYESORE Gjykata Europiane e Auditimit konfirmon qeverinë Rama si kampione të korrupsionit në...

Gjykata Europiane e Auditimit konfirmon qeverinë Rama si kampione të korrupsionit në Europë: 1 në 3 tendera, pa garë.

Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Qeveria e Edi Ramës është kampione në Europë, përsa i përket vjedhjes së taksave të qytetarëve të saj. Ajo vjedh 1/3 e taksave të shqiptarëve përmes tenderave publikë! Kjo është dhe arsyeja pse Rama rriti taksat. Sa më shumë para i merr qytetarëve aq më shumë mundësi për të vjedhur.

Tani ky përkufizim nuk është më vetëm një konstatim i Partisë Demokratike, por është përfundimi i një analize të detajuar që Gjykata Europiane e Auditimit i ka bërë vjedhjes së frikshme me tenderët publikë në Shqipëri.

Njësoj, siç deklaruam ne pak javë më parë, të dhënat e Gjykatës Europiane të Auditimit tregojnë se 30% e tenderave në qeverinë Rama jepen përmes metodës korruptive të “Negocimit pa Shpallje”.

Gjykata Europiane e Auditit ka nxjerrë shifrat që faktojnë se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tenderat, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme, që do t’i kursesnin buxhetit miliona euro nga taksat e shqiptarëve.

Kjo do të thotë se 1 në 3 tendera jepet pa garë.

Tani është botërisht i njohur fakti se qeveria është e angazhuar personalisht që në këto tendera të fitojnë kompanitë klientë të saj, te cilat ndajnë vjedhjen me vetë kryeministrin dhe ministrat e tij.

Për ta kuptuar më mirë sesa vjedhin Rama me bandën e tij të hajdutëve na ndihmon një fakt i thjeshtë: nga 250 milion euro tendera, 65.5, pothuajse gjysma, shkojnë pa garë, në xhepat e klientëve dhe miqve të qeverisë.

Kryeministri Rama dhe qeveria e tij po e trajtojnë pushtetin si një tepsi ku secili ministër ndan llokmën e tij me oligarkët dhe me klientët e besuar, duke shkatërruar konkurencën e ndershme.

Përveç 250 milionë eurove që jepen pa garë, problem madhor është edhe procedura fiktive në të paktën 30% të rasteve të tjera, ku ka vetëm një firmë më tender. Praktikisht, miliona euro të tjera nga taksat e shqiptarëve shpërndahen sërish pa garë nga qeveria hajdute, kampione në Europë për korrupsion.

Korrupsioni në nivelet më të larta të qeverisë është arsyeja kryesore që po mban larg investimet e huaja.
Korrupsioni në nivelet më të larta të qeverisë është pengesa kryesore për procesin e integrimit europian.
Korrupsioni i vet dhe i ministrave të tij është dhe një nga arsyet pse Edi Rama po tenton të kapë drejtësinë.
Ne kemi denoncuar faktin se:
koncesioni i inceneratorëve 178 milionë euro u dha pa garë
koncesionet në shendetësi i janë dhënë miqve të kryeminsitrit.
tenderat i marrin vetëm 11 persona të lidhur me Ramën dhe se ekonomia është kapur dhe kontrollohet plotësisht nga Edi Rama.
Që qeveria e Edi Ramës është kampionë e korrupsionit, kjo u konfirmua nga Gjykata Europiane e Auditimit, e cila thotë se 1 në 3 tendera vidhet.

U konfirmua nga raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, që thotë së Edi Rama shantazhon bizneset e huaja që të lidhen me klientët e tij

U konfirmua nga Strategjia e Komisionit Europian, i cili thotë së korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha për hapjen e negociatave.

Situata alarmante ka një dhe vetëm një përgjegjës, Edi Ramën, interesat korruptive të të cilit po pengojnë zhvillimin e ekonomisë, po pengojnë punësimin, po ndalin investimet e huaja.

Partia Demokratike beson se një ekonomi e lirë tregu, ku të gjithë garojnë të barabartë, me taksa të ulura e pa burokraci do të çlirojë kapitalin e do të rrisë investimet në ekonomi.

Partia Demokratike do të nisë një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit jo vetëm si pengesë në procesin e integrimit, por dhe si arsyeja e vetme pse sot të rinjtë janë pa punë, pse rrogat dhe pensionet nuk rriten, pse nuk ka investime në rrugë, shkolla e spitale.

Rishikimi i ligjit të koncesioneve e prokurimeve për të siguruar konkurencë të lirë, do të jetë prioritar, së bashku me Ligjin Antimafia, që do të kthejë tek shqiptarët çdo cent të vjedhur nëpërmjet krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Share: