Home KRYESORE Fjalët prekëse të miqve për 24- vjeçarin nga Mirdita që u vra...

Fjalët prekëse të miqve për 24- vjeçarin nga Mirdita që u vra në Bari

Viktorian Picaku, 24 vjeç me origjinë nga Mirdita, (familja ishte shpërngulur në Durrës) u vra në atentat në Bari të Italisë, ku i riu kishte emigruar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 Gushtit në qendrën historike, Piazza Abbazia në Corato të Barit.

Dy persona me skuter kanë qëlluar me dy plumba pistolete në mes të sheshit të populluar me njerëz. Plumbat e kanë kapur në kraharor dhe në kokë të riun, i cili mbeti i vdekur në vend. ANSA.it raporton se Picaku ndodhej në shesh në shoqërinë e një tjetër shqiptari. Shoku i tij ishte me precedentë penale, por për momentin përjashtohet pista e gabimit në shënjestër. Pra objekt i sulmit ka qenë 24 vjeçari mirditor. Hetimet, shkruan ANSA janë përqendruar tek marrëdheniet personale të viktimës.

Viktorian Picaku ose Tori siç e thërrisnin të njohurit, punonte në zonën e Coratos, kryesisht punë të vogla në fshat. Kishte ndonjë precedent të vogël, por nuk ishte pjesë e krimit të organizuar, shkruajnë më tej mediat italiane, duke e paraqitur si një djalë të qetë dhe pa probleme thelbësore.

Autorët e krimit ende nuk janë zbuluar, ata arritën të largohen me shpejtësi pasi qëlluan për vdekje Picakun.
Sakaq në rrjetet sociale miqtë e tij italian e shqiptarë shprehen të trishtuar dhe njëherësh të habitur për vrasjen e 24 vjecarit. /Opinion.al

Më poshtë disa prej statuseve të postuara në facebook për të ndjerin:

Share: