Home I pakategorizuar Artikulli/ Kokaina në duart e shqiptarëve, policia hollandeze tregon çfarë janë të...

Artikulli/ Kokaina në duart e shqiptarëve, policia hollandeze tregon çfarë janë të aftë të bëjnë

Mediat holandeze i kanë kushtuar një artikull ndryshimeve që po pëson tregu holandez i drogës sipas të cilave, ai “gjithnjë e më shumë po futet në duart e kriminelëve shqiptarë, në vend të atyre marokenë apo holandezëve.”

Sic shkruan sot “wnl.tv”, “tregtia e kokainës do të jetë plotësisht në duart e gangsterëve ballkanikë”, duke sfiduar atë që deri sot njihej si ‘Mocro Mafia’.

“Marokenët aktualisht po luftojnë për të bërë transporte të mëdha”, thotë një burim për median, i cili shton se: “Shqiptarët janë partnerë të besueshëm të biznesit. Ata e marrin përsipër transportin”.

Për shkak të këtij ndryshimi të fuqisë, detektivët kanë frikë nga sulmet e dhunshme midis shqiptarëve dhe “Mocromaffia”.

Sipas medias, Policia ka frikë nga një konfrontim i dhunshëm midis kriminelëve atje dhe shqiptarëve që lëvizin lirisht nëpër Evropë.

“Kemi frikë nga një përplasje. Deri tani, shqiptarët po shmangin përdorimin e dhunës sa më shumë të jetë e mundur jashtë atdheut të tyre, por ne e dimë se ata nuk shmangen atëherë kur duhet.”

Ndërkohë, policia ka vështirësinë më të madhe për hetimin e shqiptarëve.

Ata thuhet se mashtrojnë duke përdorur pasaporta false, ndryshojnë emrat ose qëndrojnë për pak kohë në Holandë.

“Ata qëndrojnë në Gjermani, bëjnë biznes në Belgjikë dhe marrin drogë nëpërmjet Roterdamit”, thotë një agjent. “Me kohën që i kemi ata në foto, tashmë janë zhdukur. Ata e dinë saktësisht se si punon policia dhe përdorin dobësitë tona”./ wnl.tv

Share: