Home KRYESORE Shtet ligjor apo shtet i individëve me pushtet te forte shtetëror ?

Shtet ligjor apo shtet i individëve me pushtet te forte shtetëror ?

Nga Zef Bushati

Shtet ligjor apo shtet i individeve me pushtet te forte shteteror ? Ky eshte thelbi i konfliktit qe po zhvillohet keto ditet e fundit. Te gjithe individet e politikes, legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit, etj., ne diskutime, debate, propagande elektorale,etj. flasin dhe argumentojne me ze te larte e te forte domozdoshmerine e ” shtetit ligjor “.

Nje prej ketyre individeve u shpreh nje dite ne nje nga mediat vizive: “Ne po bejme ligje, po ndertojme shtetin ligjor” Pra simbas tij dhe shume te tjereve, mjafton te besh ligje dhe ke ndertuar shtet ligjor. Ky eshte koncepti me injorant e medioker per kuptimin e “shtetit ligjor”. Nuk eshte e rendesishme vetem te besh ligje, por eshte shume e rendesishme qe ligjet te garantojne demokracine, lirine, drejtesine, sovranitetin, integritetin, etj, etj.

E rendesishme eshte qe forca dhe pushteti i ligjit te qendroj mbi cdo individ apo grup njerezish, e rendesishme eshte qe fjalen e pare dhe te fundit ta thote ligji dhe jo individi qofshin keta edhe me pushtet te forte shteteror, politik, ekzekutiv, mediatik, ekonomik e financiar. Ligji eshte ligj, ligji eshte i barabarte per te gjithe,ligji garanton drejtesi.

Ne shtetet demokratike ku vepron forca dhe pushteti i ligjit,ne banken e drejtesise ulen ne gjunje individe me pushtet te forte politik, legjislativ dhe ekzekutiv. Ne Italinë fqinje para trupes gjykuese shkoi ish kryeministri Silvio Berlusconi dhe mjaft individe me pushtet, ne Kroaci po ashtu, ne Bullgari, Serbi, Rumani, etj. Ky eshte modeli i shtetit gjygjesor.

Ne Shqiperi eshte e kunderta. Shqiperia nuk eshte shtet ligjor, por shteti i individeve me pushtet te forte politiko legjislativo ekzekutiv. Ne kohen e Enverit erdhi per vizite ne Shqiperi nje shqiptaro amerikan nga SHBA. I zoti i shtepise qe e kishte gjysh i tha: o gjysh e di ti qe Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe nderton socializmin ? Po o nipce – i tha plaku nga Amerika – e gjithe bota ecen drejt, Shqiperia kunder botes.

Ne vazhdojme te ecim ne drejtim te kundert, ne nuk mendojme per shtet ligjor, por per forcimin e pushtetit shteteror te individeve qe ata ta perdorin ligjin dhe pushtetin per te realizuar ambicjet e tyre. Ky eshte dhe konflikti kryesor i Reformes ne Drejtesi. Kush do te fitoje: forca e ligjit apo forca i individit

Share: