Home KRYESORE DREJTËSIA “E RE” E PALLATIT…per rastin e ekstradimitt e Nazer Seitajt

DREJTËSIA “E RE” E PALLATIT…per rastin e ekstradimitt e Nazer Seitajt

Nga Luciano Boci

Ky është arsyetimi absurd e qesharak njëkohësisht, për pushimin e çështjes për ekstradimin e Nazer Seitajt, duke shpëtuar kësisoj “nderin” e “lëkurën” e ministres së pallatit….të drejtësisë, alias nr 176.

Ekstradimi përcaktohet si i paligjshëm, por meqenëse nuk sjell pasoja TË PARIKUPERUESHME, quhet i ligjshëm!!!!???
Hajde arsyetim hajde!!!

Megjithëse është kryer në kundërshtim me nenin 491, përsëri ai nuk përbën “shpërdorim detyre”-gjithmonë sipas arsyetimit.

Më skandal se kaq nuk ka.

Mos shkoni shumë larg, por vetëm krahasojeni këtë vendim me vendimet e dënimeve për njerëzit që nuk paguajnë dot energjinë elektrike.

Sipas kësaj logjike të përdorur këtu, i bie që ata e meritojnë, sepse me veprimet e tyre kanë sjellë pasoja “TË PARIKUPERUESHME” për OSHEE.

D.m.th këta janë “sabotatorë” të ligj.

Kurse Ministrja është e ligjshme, sepse “paaaak…fare pak…..” e paska shkelur ligjin, “pa pasoja për “virgjërinë” e deryrës”.
Kjo është Drejtësia “e re” e pallatit…176!

Lexojeni:

“Gjatë hetimit të kryer janë konstatuar shkelje nga ana e institucioneve si Policia Gjyqësore e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, Drejtoria e Marëdhenieve Juridiksionale me Jashtë pranë Ministrit të Drejtësisë, Drejtoria e Marëdhenieve Juridiksionale pranë Prokurorit të Përgjithshem.

Ekstradimi I shtetasit Nezar Seiti, nuk ka sjellë pasoja të parikuperueshme në hetimin e procedimit penal nr.134 të vitit 2016 sic do të ishte psh lirimi I personit.

Nga ana e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Durrës është vlerësuar se ky ekstradim është kryer në kundërshtim me parashikimet e nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale dhe për këtë shkak është regjistruar procedimi penal nr.172 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Nga kryerja e veprimeve hetimore, nuk janë konstatuar elementet e vepres penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.”

Share: