Nga Alban Daci
Duhet te reagojme dhe te veprojme para se ta humbim Italine si vend strategjike. Keto dite po behet nje jehone e madhe ne Shqiperi per faktin se Shqiperia ka pranuar te marre 20 emigrante nga anija “Diciotti”.
Gjesti i Qeverise shqiptare eshte nje simbolike pozitive, por edhe nje tentative per tu afruar me lidershipin e ri italian. Pse eshte simbolike? Sepse, realisht Shqiperia vazhdon te prodhoje emigrante dhe per kete nuk mund te kthehet ne simbolike te vendit qe mikepret emigrante e po ashtu emigrantet e “diciotti-t”, nuk jane te lumtur dhe nuk e di nese do te pranojne te shkojne ne Shqiperi, sepse eshte nje vend qe nuk dallon shume me vendet e origjines te Afrikes qe ku kane ikur per nje te ardhme me te mire.
Italia vazhdon te mbetet per Shqiperine vendi me i rendesishem gjeostrategjik ne Rajon dhe per primatin e saj per sasine e investimeve dhe te shkembimeve tregtare. Po nuk mund te thuhet e njejta gje edhe per nivelin e bashkepunimit shteteror e politik mes dy vendeve. Diçka ka ndodhur ne Itali pas zgjedhjeve te fundit! Ne pushtet kane ardhur dy personazhe te ri, populiste, anti establishmente. Salvini njihet per qendrimet e tij, jo vetem kritike, por edhe te ashpera e ndonjehere edhe paragjykuese kunder shqiptareve e Shqiperise. Kjo lidhet me faktin se suksesi i tij i lidershipit lidhet me qendrimet dhe politiken e tij kunder emigracionit e shqiptaret jane mbi gjysme milioni ne Itali. Ndersa Di Maio njihet si lider qe nuk ka shume probleme me emigracionin, por qe urren elitat e vjetera politike, ideologjite klasike e per pasoje edhe ndarjen ideologjike te qytareve.
Pra, ne keto kushte eshte e sigurt se Salvini eshte i detyruar te “urrej” shqiptaret e po ashtu Di Maio te urrej establishmentin klasike. Ne kete realitet te ri politik, Rama eshte jashte loje ne lidhje me afrimitetin e tij politik, sepse nuk ka me asnje afrimitet dhe nuk ka lidhje me socialistet e vjeter italian si Dalema apo me Renzin. Socialistet e vjeter ne Itali kane dalur ne pensionin e perhershem politike dhe siç duket koha e tyre ka perenduar pergjithmone. Po ashtu Rama nuk eshte i mirepritur nga Di Maio, sepse konsiderohet simboli i politike te vjeter, establishmenti i vjeter fajtor per te gjitha te keqijat e ndodhura ne Itali, Shqiperi dhe ne Europe.
Gjithashtu, Rama nuk ka kurfare mundesie te kete marredhenie te mira me Salvinin, i cili urren per nga natyra te Majten dhe çdo lider qe e perfaqeson dhe ben politike te Majte. Pra, ne nje situate te tille, Rama eshte i padeshiruar nga lidershipi aktual i ri italian. Kjo situate e krijuar mund te kete dhe do te kete pasoja per marredhenie nder-institucionale mes Italise dhe Shqiperise duke pasur efekte edhe ne kuader te investimeve italiane apo te shkembimeve tregtare. Ka shume gjasa qe politika italiane pas shume dekadave te orientohet drejt Serbise e kjo per shkak se Salvinit i pelqejne politikat radikale e politikanet serbe mbeten radikal e te reformuar e po ashtu dihet publikisht se Salvini ka shprehur simpati kundrejt model te lidershipit te Putin.
Pra, edhe pse Rama kerkon ne menyre te deshperuar te krijoje marredhenie te reja me lidershipin e ri italian duke dhene disponibilitetin e tij per 20 emigrante, ne fakt ai eshte i deshtuar ne kete mision per arsyet qe theksuam me larte e per faktin se ne 5 vitet e fundit politika qeverisese e Rames ka prodhuar edhe mijera emigrante te tjere te paligjshem ne gjithe Europen dhe nje numer te konsiderueshem ne Itali e per kete Salvini nuk eshte shume i lumtur sigurisht.
Shancet me te medha te nje afrimi me lidershipin e ri italian e ka Basha e sidomos me Salvinin, pasi te dy perqafojne filozone politike te djathte. Megjithate, edhe Basha eshte shume i vonuar ne kete drejtim. Ai duhet qe ne kuader te kreut te Opozites te organizoje vizite zyrtare ne Itali dhe te takohet me Salvinin dhe Di Maio, pasi e ardhmja politike e Italise dhe Shqiperise jane keta.
Ndersa Rama pritet qe shpejt t’i perkas te kaluares dhe ndoshta te dal edhe ne pensionin e perhershem politike. Salvini, pertej qendrimeve te tij politike qe i nevojiten per lidership dhe per konsensus elektoral, ai eshte nje lidere pragmatiste dhe realiste.
Qendrimet e tij, pertej euforizmit mediatik, sidomos kundrejt kritikave per BE-ne, jane te domosdoshme dhe nevojshme. BE siç eshte sot nuk fuknsion, duhet nje formule e re e bashkepunimit te sinqerte pa perdorur formulen e diskriminimit apo te diktatit brenda per brenda shteteve anetare. Nese Basha nuk reagon e merr aksione konkrete per te permisuar marredheniet me lidershipin e ri italiane, Shqiperia rrezikon ta humbe Italine si partner strategjike e kjo do te kishte kosto te medha.