Home Gjeo-Ekonomia Rritet Euro, hera e parë që arrin këtë nivel pas zhvlerësimit

Rritet Euro, hera e parë që arrin këtë nivel pas zhvlerësimit

Euro ka vijuar të rritet sërish në tregun vendas, duke arritur nivelin e 126.05 Lekëve. Sipas ekspertëve të tregut, forcimi i Euros lidhet edhe me largimin e emigrantëve.

Rritja e monedhës Euro në tregun vendas ka prekur nivelin e 126.05 Lekëve, për herë të parë që prej Qershorit të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të këmbimit Euro është rritur me 0.21 pikë krahasuar me një ditë më parë, duke shënuar kështu ditën e gjashtë radhazi që ka rikuperuar ndaj lekut.

Sipas ekspertëve të tregut, forcimi i Euros lidhet edhe me largimin e emigrantëve.

Monedha e përbashkët nisi të zhvlerësohej më shpejtësi në tregun vendas derisa preku nivelin më të ulët në dhjetë vite, ku u këmbye përkundrejt Lekut në datë 5 Qershor në nivelin e 124.1 Lekëve.

Pas asaj datë, Banka e Shqipërisë ndryshe nga vitet e tjera u detyrua që të bëjë një ndërhyrje të jashtëzakonshme në tregun e këmbimit valutor, duke tërhequr tepricat në valutë për të mos lejuar rënien e mëtejshme të monedhës së përbashkët.

Pikë përkundrejt lekut ka fituar edhe Dollari amerikan, i cili sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një Dollar është këmbyer në nivelin e 108.02 Lekëve, apo rreth 0.4 pikë më shumë se një ditë më parë./abcnews.al

Share: