Home KRYESORE Përplasja e egër për Teatrin ose 250 milion euro biznes…

Përplasja e egër për Teatrin ose 250 milion euro biznes…

Trualli që zotëron Teatri Kombëtar dhe anekset e tij, janë një llokëm e parezistueshme, për biznesin dhe politikanët ortakë të kullave që do të ndërtohen aty.

Përpos shkatërrimit të godinës historike, krejt të riparueshme të Teatrit Kombëtar dhe ruajtjes së kësaj prone të paçmueshme në duart e varfëra të shtetit, askush nuk i njeh pasojat vrasëse të kullave 50 e më shumë katëshe që do të vinë pas shkatërrimit.

Dendësia për metër katror do të jetë e frikshme dhe asfiksimi i kryeqytetit do të vijojë spiralen e vet të marrëzishme. Pa rrugë dhe pa nënkalime, pa korridore ajrosjeje, pa më të voglin gjelbërim serioz dhe ripërtëritës…/360grade.al

Share: