Home KRYESORE Kur Don Nje Femije! Nga Genc Mlloja

Kur Don Nje Femije! Nga Genc Mlloja

Dashuria dhe gezimi i nje femije, nje arome qe nuk e gjen ne tere lulet apo bimesite e tjera cka mban kjo toke.

I tere shpirti dhe qenia e saj jane ‘gratis’ qe te gezojne prinderit, te gjithe familjen.

E femija harene e moshes ta dhuron falas sa hyn tek dera e shtepise duke te perqafuar sikur po te zgjat ne gjoks buqeten me te madhe te luleve te kesaj bote.

E kur i buzeqesh gajaset me shpirt ashtu sic vetem nje femije eshte i blatuar ta beje.

E qeshura e nje femije eshte magji ne vete!

Gezimi feminor nuk mposhtet perballe nje fytyre tenden te lodhur apo te merzitur; e ka celesin qe te beje te buzeqeshesh e ta perqafosh fort.

Ajo buzeqeshje aq e ngrohte ne ‘temperature’ shpirti e zemre shkrin akuj, e mposht ngricen qe dita mund te kete perflakur.

Me ate buzeqeshje inkurajuese ne cdo moment ajo behet frymezuesja me e madhe kur te thote butesisht ‘ec, ec’!

E ti ecen nen ‘urdherat’ e saj…
Por sikur japin pa kursim gezimin e harene e tyre, i zjarrte eshte gezimi i tyre kur jua kthen me dashurine qe e meritojne.

E kushdo e ka provuar magjine qe nje dhurate krijon tek nje femije.

E ne mendjen time me vjen menjehere femijeria dhe gezimi per cdo dhurate, e cdo lloji te ishte, ne raste festash.

Mund te kene ndryshuar shume gjera qe ne kohet tona te femijerise, por te tilla ndjenja mbeten te pandryshueshme.

Gezimi i nje femije nuk njeh moshe, cmim, vlere, aq me pak shperblim.

Gezimi i femijes ne cdo moment eshte qe edhe ne harene e vet me te madhe te dhuroje pa mat dashurine e vet te pakufishme.

Share: