Nga Eva Idrizllari
E dua Tiranen, sepse eshte vendlindja ime. Qyteti im me i dashur, pavaresisht problematikave urbane, sociale, kulturore, qe e kane shoqeruar gjithmone, ne çdo kohe.
Tirana ka nje intensitet levizjeje, po kaq edhe pasivitet njerezor. Intensitet makinash dhe pasivitet kafenesh, qe gumezhijne nga njerezit, te cilet kryesisht bertasin per hallet e politikes. Eshte kohe paraditeje, kohe ku ne çdo vend te botes njerezit punojne per te siguruar jetesen.
Ne Tirane njerezit jane te ngeshem me ore te tera ne kafenete e saj. Pine kafe, kapuçino, lengje frutash, qe sigurisht kane nje çmim. Dhe ne Tirane çmimet jane kryesisht te kripura. Atehere natyrshem me del pyetja: Si arrijne keta njerez t’u bejne xhiro perditshmerisht kafeneve te Tiranes?
Si i sigurojne te ardhurat? Sepse shpesh i degjon te ankohen per varferine, ndersa frekuentojne kafenete dhe paguajne normalisht. Nje bori makine me shperqendron… dhe kjo nuk eshte anormale. Sepse ne Tirane borite e makinave jane te zakonshme, ngaqe njerezit vuajne nga padurimi, e marrin jeten si nje urgjence. Makinat jane te larmishme, nga me luksozet, tek me modestet.
Tirana gelon nga makinat. Dhe te mendosh qe karburanti kushton me shume se ne vendet e Europes. Perseri natyrshem me lind pyetja: Si ja dalin ta paguajne karburantin çdo dite? Nje i varfer nuk do mundte kurre, as te shkonte ne kafene, as te levizte me mjetin e tij neper qytet. Nje i varfer nuk ka as fuqi te bertase se eshte i varfer, sepse denimi i tij i perditshem eshte mospasja. Nje i varfer nuk ka as internet te protestoje per varferine.