Home KRYESORE ‘Solidaritet’ shqiptar ne mes gazetareve! Nga Genc Mlloja

‘Solidaritet’ shqiptar ne mes gazetareve! Nga Genc Mlloja

“Rasti i kercenimit te gazetarit Julian Shota tregon se sa i pavertete eshte solidariteti politik dhe institucional me gazetaret e dhunuar, sesa jo seriozisht e kane kur thone ‘media duhet te kryej detyren pa u cenuar nga askush” shkruan gazetarja e mirenjohur Fatjona Mejdini.

“Juliani eshte cenuar rende duke kryer detyren dhe askujt nuk duket se i intereson kjo gje, duke perfshire dhe shume kolege gazetare. Per te nuk pati as hashtage, postera dhe citate per lirine e medias te shperndare ne Facebook, aq me pak protesta. Sot nje gazetar qe sulmohet ne krye te detyres eshte vetem!” shkruan Fatjona.

Nder disa komente kuptimplote eshte reagimi qe merr nga nje kolege: “Nuk kam degjuar per rastin… per ke media punon gazetari?” Dhe gazetarja ‘solidare’ vazhdon llogjiken e saj: “Mendoj qe media ku punon gazetari duhet ta “shkundte” sot apatine dhe lajmet gjysem te gatshme me ngjarjen e rende te punonjesit te saj…. personalisht tani e mesova dhe po e pergatisim si lajm”.

Kurse Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, reagoi sot për kërcënimin me armë ndaj gazetarit Julian Shota me shqetesim, nuk pyeti per ke Media punon gazetari Shota.

Në një postim në mediat sociale, Désir shkruan: “E dënoj me forcë kërcënimin me armë ndaj gazetarit televiziv Julian Shota, në Laç, që mund të kishte pasur pasoja dramatike. Do të vijoj t’i ndjek hetimet që po kryejnë autoritetet shqiptare dhe u bëj thirrje atyre që ta vënë sa më shpejt autorin para drejtesise”.
Julian Shota eshte gazetar nga Laci!

Share: