Home KRYESORE Vetingu në politikë, Basha: Nuk kam çfarë negocioj me Ramën, vetëm të...

Vetingu në politikë, Basha: Nuk kam çfarë negocioj me Ramën, vetëm të votojë pro

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk ka asgjë për të negociuar me kryeministrin Rama lidhur me nismën ligjore të ndërmarrë nga demokratët për vettingun në politikë.

“Ligji është negociuar njëherë sepse është identik me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjuha e ligjit është identike. Nuk ka mbetur asgjë për të negociuar. Ne e kemi bërë dakordësimin. Kjo ose votohet, ose rrëzohet. Opozita ka marrë një vendim në Elbasan për ta votuar pro. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro apo jo. Ai ka vetëm një detyrë, të mos e pengojë dhe ta sjellë në Kuvend. Në krye të qeverisjes së vendit ka ardhur gjenerata e dytë e kriminelëve. Skandalet dhe zullumet e qeverisë si bëjnë asnjë përshtypje qytetarëve. Është atentat ndaj demokracisë që sot në Kuvend kemi Ballën, Çyrbjen, në bashki Dakon e Sejdinin. Politikanët e lidhur me krimin sot bëjnë ligjet në Kuvend, marrin vendime në bashki dhe janë të paprekshëm. Ka vetëm një mënyrë për largimin, vettingu i tyre. PD është pro pastrimit të drejtësisë, politikës dhe ekonomisë nga krimi. Ligji që sapo kemi dërguar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë.

Share: