Home KRYESORE Vizita e Vuçiç ne Kosove, Haradinaj: Do mposhtim çdo përpjekje që kërcënon...

Vizita e Vuçiç ne Kosove, Haradinaj: Do mposhtim çdo përpjekje që kërcënon vendin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur pas vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë se, çdo përpjekje për të kërcënuar tërësinë territoriale dhe shtetin ligjor të Kosovës do të mposhtet.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se “Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja”.

“Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë e mbrojë. Si kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fondamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, ka vijuar më tej kryeministri i Kosovës.

Share: