Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Thane për heqjen e transmetimeve televizive analog:

Thane për heqjen e transmetimeve televizive analog:

Erion Kristo: Dhe me dogji mua ajo puna e sekretarit digjital. A e pate si iken sinjalet televizive? A e kuptuat per cfare kujdeset qeveria? Qe te shiten aparate. A i pate njerezit ne radha?

Elena Kocaqi: Shpetoi njerezia nga pallavrat politike dhe nga telenovelat turke. Babezia ne kete rast ka larguar politikanet nga mendja e votuesve dhe kjo do te ndikoj pozitivisht. Fundja njerezia atyre as per vota nuk ju duhet me, se ata votojne vet.

Erion Dasho: Kjo puna e digjitalizimit mos ka qenë me të futur??!!

Kreshnik Osmani:  Meqe babai im nuk ka adrese ne fejsbuk me autorizoi te perdor valet digitale te faqes time “KOTV” per te “uruar” me çfare u mban libri i dasmes te gjithe aktoret dhe fucktoret qe kane dhene kontributin e tyre te drejtperdrejte ose indirekt qe ai te mos shohe ne televizor emisionet qe donte.

Me gjithe premtimet e mia se kjo çeshtje zgjidhet ne sekonde ai nguli këmbë qe urimi te jepet.

Çfare t’iu mbajë libri i dasmës. Te parin atë-tha- e di vetë ti. Ju faleminderit!

|Daddy|

Saimir Kola: Une e kam tv qe kap edhe frekuencen digjitale por nuk punon dhe e dini pse? Sepse AMA ka bere nje pisllik dhe me kompanite celulare duke bere qe TV te transmetojne ne frekuenca te “pista” ndaj tv nuk punon dhe duhet nje dekoder qe kap vetem dy ose tre frekuenca te caktuara. Keshtu qe AMA te marre briskun dhe te me beje ate punen sepse per keto tv shqiptare as me ndjen dhe as kam pse i shoh. Mos blini dekoder, blini nje iptv ta mbaje ngrihte AMA ne shtrat DIGITALB.

Eva Idrizllari: #Reagim – Evolucioni teknologjik i sistemit televiziv sigurisht eshte i domosdoshem. Por si nje proçes kerkon edhe kohen graduale te zbatimit. Ndaj Bashkimi Europian ka rekomanduar perfundimin e migrimit ne frekuencat e reja televizive deri ne vitin 2020, me nje mundesi vazhdimi deri ne 1 korrik 2022. Deri ne kete date perfundimtare, qytetaret do te mundesojne sigurimin teknik te standartit te ri DVB-T2 per nje transmetim te avancuar me parametra cilesore.
Pra BE ka lene nje limit prej 4 vitesh te hyrjes ne fuqi te ligjit te dixhitalizimit tokesor.
Pse ne Shqiperi ka kaq nxitim? Pse ky detyrim i ngutshem per blerje dekoderash dhe kjo nderpreje kaq drastike e sinjaleve televizive, duke i lene shqiptaret ne nje terr te pakuptimte, madje jashte standartit te vete rregullave qe ka percaktuar BE?!
Ku eshte mbrojtja qe Qeveria i jep qytetareve te saj ne kete rast?

Besian Pesha: Në Hungari qeveria shtoi një taksë modeste, 0.63 cent, për përdorimin e internetit dhe njerëzit u rreshtuan para Kryeministrisë me shishe molotov në xhepa.
Në Shqipëri u fiku sinjalin e TV gjithë popullatës, pa u dhënë asnjë alternativë, dhe njerëzit u rreshtuan para dyqaneve të Digitalbit me shuka lekësh në duar.
Jemi mirë 😉

Mirela Bogdani: Ja pra, erdhem dhe te black-out-i televiziv ne epoken digitale! Sot popullit albanez ju nderprene sinjalet televizive, se duhet qe te gjithe te blejme decoder! E para, nuk e kuptoj pse duhet qe njerezit te blejne me detyrim dekoderat? Apo ngaqe nuk ju shiten Digitalbit dekoderat dhe tani nderhyn dhe shteti e qeveria qe ato te shiten? E dyta, popull idiot qe ne vend te dalin te protestojne per ket vjedhje te hapur, dynden si kope neper dyqane, bile duke u shty neper rradha! E treta, nga inati per keto hajdutet e televizioneve nuk blej as dekoder, as i shof kanalet e mashtrusave te mediave…qe gjithsesi vec FAX news kisha kohe qe nuk shihja asnje! Do vazhdoj te shof si zonje NETFLIX-in, qe me nje pagese 10 euro ne muaj perfitojne tre veta! Ju vazhdoni shtyhuni neper rradha! Qeveri legene qe gjen popull kaqol!

Share: