Home KRYESORE Si ja mbrriti ministri Ahmetaj, ti bënte presion Ramës dhe ti kthente...

Si ja mbrriti ministri Ahmetaj, ti bënte presion Ramës dhe ti kthente dorën…

Burimet pranë Partisë Socialiste, flasin për disa debate dhe sherre të forta ndërmjet ministrit të financave Arben Ahmetaj dhe kryeministrit Edi Rama.

“Nëse ju kujtohet, në periudhën Korrik-Gusht” nënvizojnë burimet, “kryeministri Rama, paralajmëroi disa ndryshime të rëndësishme në qeverinë e tij dhe këtu fjala ishte ndër të tjera, edhe për ministrin e finacave Ahmetaj, shkak, rezultatet financiare shumë të ulta, sidomos në mbledhjen e të ardhurave te tatimet dhe doganat”.

“Reagimi i Ahmetaj ishte i papritur, ai mblodhi në disa dreka dhe darka të njëpasnjëshme disa nga biznesmenët më të rëndësishëm të Shqipërisë, që renditen në vëndet e para në xhirot e biznesit, por që shpesh tatimet harrojnë ose pranojnë bilancet e tyre të paraqitura, pa bërë kontrollet e duhura…”

Burimi tregon edhe nje detaj interesant tjetër: “Ministri i urdhëroi të shkonin te Rama dhe të kërkonin me këmbëngulje qëndrimin e tij në detyrë, përndryshe ai do të bënte publike të dhënat e grumbulluara për evasion fiskal.”

Dhe ashtu ndodhi, Rama nën presion, e ktheu mbrapsht firmën e hedhur për shkarkimin e Ahmetajt.

360grade.al

Share: