Rusia së bashku me Kinën po përgatiten të zhvillojnë stërvitjet më të mëdha ushtarake në gati 40 vjet, të cilën do ta fillojnë sot në Siberinë lindore. Ministri i Mbrojtjes së Rusisë Sergei Shoigu tha se pesë ditët e manovrave ushtarake do të përfshijnë 300,000 ushtarë, 36,000 automjete ushtarake, 1,000 avionë dhe 80 anije luftarake.
”Manovrat e planifikuara do të jenë më të mëdhatë që nga viti 1981”, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Pjesëmarrja e Kinës në këto manovra ilustron një zgjerim të përgjithshëm të bashkëpunimit me Rusinë’’, theksoi Kremlini.
Kjo manovër ushtarake është dënuar nga NATO të cilën aleanca e cilëson si një provë për ‘konflikt në shkallë të gjerë’.
360grade.al