Home KRYESORE Ali Ahmeti: Ja pse u intereson shqiptarëve emri i Maqedonisë

Ali Ahmeti: Ja pse u intereson shqiptarëve emri i Maqedonisë

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” është i ftuar kreu i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti. “Shqiptarët votojnë për të ardhmen e tyre në Maqedoni. Qe Maqedonia të integrohet në BE dhe NATO”. Kështu iu përgjigj ai pyetjes së drejpërdrejtë të gazetarit Blendi Fevziu se ccfarë u intereson shqiptarëve emri i Maqedonisë. Ai tha se është koha më 30 shtator të vendoset me votë në referendum e ardhmja e këtij shteti.

Fevziu:Pse duhet të ekzistojë Maqedonia?

Ali Ahmeti: Në Maqedoni funksionon shteti.

Fevziu: A ka unitet?

Ali Ahmeti: Ka politikanë të papërgjegjëshëm. Qytetarët e kanë kuptuar unitetin.

Fevziu: Si do votojnë shqiptarët?

Ali Ahmeti: Do votojnë pro ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Share: