Ditën e sotme u mësua se ka vdekur në spitalin publik, QSUT një i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Në fakt 46 vjecari nga Vlora ka ndërruar jetë që në qershor të këtij viti, por lajmi është mësuar vetëm sot kur burime nga prokuroria i thanë gazetarëve se janë mbyllur hetimet për të.
Pra ngjarja është mbajtur e fshehtë për disa muaj dhe është e veshur me mister. Avokati i tij, Roland Islami një intervistë për Fax News u shpreh se do të bëjë kallëzim penal në prokurori pasi dyshon se Progonati është infektuar me HIV-AIDS në paraburgim.
“Dyshoj se është infektuar me HIV-AIDS në ambjetet e paraburgimit. Kur u arrestua iu bënë të gjitha analizat dhe kontrollet. Nga analizat Progonati rezultoi i pastër nga të gjitha infeksionet”, tha avokati.
Progonati u arrestua nga policinë në Janar 2017 teksa drejtonte kamionin që po transportonte plot 2.4 ton kanabis drejt Italisë. Pak kohë pas arrestimit të tij, në pranga ra edhe një drejtues i policisë Festim Lelaj, i cili sipas deklarimeve të prokurorisë, rezultonte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Video: Kronika e Janarit 2017, kur Progonoti u njoh me masen e sigurise arrest me burg/Opinion.al