Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: Salca e sojës, të mirat që marrim prej saj

Sugjerimet e Shijes: Salca e sojës, të mirat që marrim prej saj

E përhapur në kuzhinën orientale, u jep një shije të veçantë gatimeve të këtyre vendeve. Ajo ka veti të shkëlqyera ushqyese, por ju duhet të zgjidhni më të mirën.

Cilat janë përbërësit e saj dhe se si ajo është prodhuar?

Salca tradicionale e sojës vjen nga një proçes prodhimi natyral. Kokrrat e sojës, të zbutura dhe të pjekura, fermentohen në një ambient me lagështi me Koji, një kërpudhë e veçantë (specie e Aspergillus Oryzae). Në disa salca soje ekziston edhe shtimi i drithërave.

Pas disa ditësh në një temperaturë prej 30°C, masës së sojës i është shtuar kripë deti dhe ujë dhe ta kaluar në një enë prej druri, ku mbahet për rreth 2-3 vjet.

Pas kësaj periudhe masa ndahet nga pjesa e lëngshme, e cila ka absorbuar aromën dhe ushqyesit, atëher përftohet salca e vërtet e sojës.

Cilat janë vlerat e saj ushqyese?

Ashtu si të gjitha produktet e fermentuara, salca e sojës ofron disa mikronutrient, duke përfshirë grupin e vitaminës B dhe enzima. Në sasi të vogla, ajo stimulon oreksin dhe tretjen. Në formën e supës, e holluar me ujë të vluar, është një ilaç i lashtë kinez i cili është sugjeruar në rast të humbjes së oreksit dhe mostretjes.

Gjithashtu, ai rekomandohet për të promovuar diuresis dhe si një ilaç për problemet nervore të shkaktuara nga stresi. Salca e sojës bio i bërë nga fermentimi natyral mund të hyjë në përbërjen e një menuje të balancuar për të zëvendësuar kripën e gjellës.

Tek dyqanet e rrjetit Neranxi do te gjeni disa variete te salcës se sojës Kikkoman.

Share: