Home KRYESORE Shpërthen Trump: Irani po mbjell kaos, vdekje dhe shkatërrim

Shpërthen Trump: Irani po mbjell kaos, vdekje dhe shkatërrim

Fjalimin e tij të shumëpritur në OKB, Donald Trump e ktheu në një sulm ndaj lidershipit iranian duke e akuzuar se po mbjell “kaos, vdekje dhe shkatërrim” në mbarë Lindjen e Mesme.

“Shtetet e Bashkuara kanë nisur një fushatë presioni ekonomik për t’i mohuar këtij regjimi fondet e nevojitur që të çojë përpara axhenden e tij gjakatare. Sanksione shtese do të nisin muajt e ardhshëm; bota duhet të sigurohet që sponsori kryesor i terrorizmit të mos zotërojë armët më të rrezikshme që ekzistojnë”, tha Trump.

Me këtë argument dhe pohimet se udhëheqësit iraniane po grabisin pasurinë e kombit të vet, presidenti amerikan justifikoi tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me republikën islamike, ndërsa u mburr se administrata e tij ka arritur më shumë se pothuajse “kushdo tjetër” në historinë e Amerikës.

Këto fjalë u pritën me të qeshura, por trupi iu përgjigj në të njëjtën mënyrë duke thënë: “nuk e prisja këtë lloj reagimi“. Shtetet e Bashkuara, këmbënguli ai, janë sot më të forta, më të pasura dhe të sigurta. Trump nuk la pa kujtuar takimin historik me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong-un, duke nënvizuar se kjo përballje çoi në zhvillime që deri përpara pak muajsh ishin të paimagjinueshme.

Raketat koreano-veriore nuk po fluturojnë me në çdo drejtim të mundshëm dhe testet nukleare kanë reshtur, tha ai përpara asamblesë që zhvillon punimet në Nju Jork. Një prej temave kryesore të fjalimit ishte drejta e Amerikës për të ndjekur rrugën e vet në botë, e kësaj ideje, shefi i Shtëpisë së Bardhë i mëshoi me forcë.

“Shtetet e Bashkuara nuk do t’ju tregojnë se si të jetoni, punoni apo adhuroni, ne vetëm kërkojmë që në këmbim, ju të nderoni sovranitetin tonë”, tha Trump.

Presidenti shtoi se ndihma amerikane për vendet e tjera po shihet me shumë imtësi. Vetëm miqtë do ta përfitojnë ndihmën tonë, deklaroi ai, ata që na respektojnë dhe që janë dashamirës vërtet. Sa për vendet e tjera, presim të paguajnë atë që u takon në lidhje me koston e mbrojtjes.

360grade.al

Share: