Nga Rita Petro
Është e vështië të jesh femër në Shqipëri?! Edhe mundet, ndonëse nuk mendoj për vete keshtu…mosdrejtësia, megallomania dhe agresiviteti i pushtetarëve ka rënduar dhe vazhdon të rëndojë si për gratë ashtu dhe për burrat këtu te ne.
Ndaj do të thoja më e vështirë nga të gjitha është, të mos bëhesh pjesë e histerisë kolektive që kapërcen kufirin papritur dhe pushon së qeni një kauzë e vërtetë per mbrojtje nga dhuna e për drejtësi.
Sa kohë që histerinë kolektive nga lufta për kauzën e drejtë e ndan një fill, dhe sa kohë do të vazhdojmë të jemi një shoqëri e çekuilibruar, shanset më të mëdha janë, të vërtitemi si në romanet absurdë rreth një qorrsokaku absurd duke kërkuar më kot daljen.
NA MUNGON NJË GJË E MADHE…aftësia për të qenë gjakftohtë dhe për të menduar se si mund të fitojmë, përpara se të nisim reagimet apo veprimet. Të bëhesh pjesë e histerisë kolektive iu ndodh gjithkujt, jo vetem pjesës së pashkolluar të shoqërisë. I ndodh dhe të shkolluarve, intelektualëve, iu ndodh mediave, organeve vendimarrëse, ligjvënëse etj etj.
Rezultati cili është? Papritur e shikon se u mbors mali dhe polli një mi. Dhe të gjitha kauzat tona shndërrohen në minj që i brejnë çdo ditë shpirtin shoqërisë sonë shqiptare. Dhe të fituarit janë përsëri të njëjtët (një ngjyrë kanë) se ne nuk dimë as të mbrohemi dhe as të sulmojmë.