E ftuar mbrëmjen e kësaj të enjte në emisioni ‘Opinion’ Monika Kryemadhi ka deklaruar se kryeministri Rama nuk do e prishi Teatrin Kombëtar.
Teksa Kryemadhi u shpreh me bindje se kjo nuk do të ndodh, gazetarët në studio e kanë kundërshtuar duke i thënë se Rama e ka deklaruar diçka të tillë dhe ka vendosmërinë për ta realizuar.
Kryemadhi ka vazhduar ta kundërshtoj duke thënë një batutë në adresë të kryeministrit: “E njihni Edi Ramën apo jo, ju ka thënë shtatë grave të dua dhe s’ka dashur asnjë”./Opinion.al