Home KRYESORE Kush është biznesmeni i plagosur në zonën e ish-Bllokut

Kush është biznesmeni i plagosur në zonën e ish-Bllokut

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një shkëmbimi me armë të enjten në darkë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Top Channel bën me dije se të plagosurit janë Ervis Martini dhe Redi Popesku, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës.

Sa i përket viktimës, policia ende nuk ka arritur që ta identifikojë për shkak se nuk ka dokumente identifikimi, por dyshohet se ka lidhje të ngushta familjare me Martinin.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se atentati ka ndodhur në lokalin e Redi Popeskut.

Lokali i Popeskut ndodhet pranë KFC-së, në një rrugë shumë të frekuentuar nga qytetarët.

Kush është Redi Popesku

Ai ka lindur në qytetin e Elbasanit dhe jeton prej vitesh në Tiranë. Popesku është një prej biznesmenëve të butikëve të shtrenja në Tiranë në zonën e ish-Bllokut. Ai është arrestuar për korrupsion në vitin 2009, i cili ishte pjesë e një grupi të akuzuar nga prokuroria për abuzime me një tendër për blerjen e uniformave të forcave të sigurisë dhe atyre të Gardes së Republikës.

Emri i tij në media ka dalë në kronikat rozë, pasi Popesku njihet si biznesmeni që i dogji shaminë e beqarit Bes Kallakut. Gjithashtu, dizanjeri dhe miliarderi gjerman me famë botërore Philipp Plein e zgjodhi biznesmenin shqiptar Redi Popescu për të ngritur kupën e suksesit në ‘Fashion Show’.

Share: