Gjashtë persona me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia franceze për vjedhjen e 98 shtëpive.
Gazeta “Le Parisien” shkruan se shqiptarët dyshohen për vjedhje të stolive dhe sendeve të tjera me vlerën e 423 mijë eurove në rajon e Bordos dhe Toulouse.
Pesë burra dhe një grua me origjinë shqiptare, të moshës 30 deri 40 vjeç, u arrestua të hënën në Bergerac (Dordogne).
Anëtarët e klanit të grabitësve besohet të kenë vepruar në mes nëntorit 2017 dhe tetorit 2018, duke grabitur dhjetëra banesa.
Gjatë kërkimeve, policia arriti të sekuestronte mbi 2 kg ar.
Ata shfrytëzuan mungesën e pronarëve për të thyer një dritare duke vjedhur bizhuterinë dhe sendet e tjera të vlefshme.
Të gjashtë të dyshuarit, të gjithë të njohur për policinë për të njëjtat akuza, u vendosën në paraburgim në xhandarmërinë e Bergeracit.
Hetimet janë ende në zhvillim e sipër. Ata do të dalin të enjten ose të premten para gjykatës së Bordosë për masën e sigurisë.
v.l/ Dita