Home KRYESORE Nano konfliktohet live me Salianjin: Dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë

Nano konfliktohet live me Salianjin: Dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë

Gazetari Mustafa Nano dhe deputeti i PD-së, Ervin Salianji, të martën, janë kapur me tone të ashpëra deri në fyerje ndaj njëri-tjetrit në studion e emisionit ‘Opinion’.

Pjesë e debatit ishte versioni i deputetit të PD-së, në lidhje me akt-ekspertizën britanike se zëri i Geron Xhafës është i ngjashëm me zërin e audio-përgjimit të publikuar nga opozita.

Për Salianjin, në momentin kur kanë marrë zërin e ngjashëm dhe nuk kanë arritur t’a manipulojnë, prokuroria ka çuar një zë me cilësi të dobët.

Sipas tij, cilësia e kampionit të zërit ka qenë e dobët, ndërsa akt-ekspertiza britanike është shprehur se nuk e përcaktojmë dot të plotë.

Share: