Home KRYESORE Artan Hoxha tregon telefonatat e Babales me gazetarin dhe deputetin e PD

Artan Hoxha tregon telefonatat e Babales me gazetarin dhe deputetin e PD

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, të martën, ka zbardhur disa fakte të reja për çështjen “Babale”.

Duke folur nga studio e “Opinion” Hoxha ka thënë se në prokurori nuk është dërguar materiali origjinal, për shkak se gazetari nuk i ka dorëzuar mjetet përgjuese.

Hoxha ka shtuar se midis Salianjit dhe gazetarit Olldashi ka pasur disa telefonata të regjistruara.

“Duhet të ndajmë çështjen në vetvete me atë që thotë avokati. Nëse më kujton te emisioni parë i kam bërë një pyetje gazetarit dhe i kam thënë ai ke dorëzuar materialet origjinale?  E ke dorëzuar pajisjen me të cilën është bërë regjistrimi ? Po më tha.

Në hetimet e Prokurorisë dhe në deklarimet e saj thotë se nuk e ka dorëzuar pajisjen në formë stilolapsi. Për këtë arsye është ngatërruar përgjimi origjinal me ato në media. Ka patur disa telefonata të përgjuara mes Salianjit dhe gazetarit. Detaji tjetër është që dy përfaqësuesit e PD-së Alibeaj dhe Bardhi thonë që ne nuk e kemi kontaktuar “Babalen” dhe nuk kemi ditur gjë.

Ka patur një kakofoni, është fakti nëse e ka pasur gazetari apo dikush tjetër fillimisht audio-përgjimin. Po nga hetimi që ka bërë Prokuroria, që nga data 20 ka pasur një telefonatë mes Salianjit dhe “Babales”. Në datë 21 “Babalja” ka folur me gazetarin. Ky është version i Prokurorisë. E kemi diskutuar edhe kur ka ndodhur historia. Problem tjetër është që gazetari ka punuar për emisionin të Paekspozuarit. Ky material ishte i papërdorshëm, deklaroi drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi.

Enigma tjetër, është publikuar një material dhe “Babalja” thotë që kam qen tu pi kafe ditën e publikimit. Ndërsa në datën 17 prokuroria ka regjistruar një telefonatë mes Salianjit dhe gazetarit në 1 e 30 të natës dhe Olldashi ka thënë që në orën 03:00 ka marrë në intervistë Babalen në zyrën e PD-së”, tha Hoxha.

Share: