Home KRYESORE Prostitucioni/ Arrestohen 3 vëllezër shqiptarë dhe 1 italian për shfrytëzim

Prostitucioni/ Arrestohen 3 vëllezër shqiptarë dhe 1 italian për shfrytëzim

Shfrytëzim prostitucioni, rrëmbim personi dhe grabitje. Këto janë akuzat që rëndojnë ndaj tre vëllezërve Bacuku (Ledjani i ditëlindjes 1990, Gentjani i lindur më 1986 dhe më i madhi Aleksandri, i lindur më 1983) dhe italianit Alessandro Gallinari (1972), të arrestuar dje nga karabinierët e Savonas në Itali pasi një hetimi të nisur në nëntor 2017.

Referuar hetimeve: Natën mes 29 dhe 30 nëntorit të vitit të shkuar, një shqiptare e ditëlindjes 1992, e cila prostituohej kryesisht në Sanremo nën kontrollin e katër personave të sipërpërmendur, u dhunua, u rrëmbye dhe u mbyll në një banesë në Albissola Marina nga katër tutorët, pasi ishte shprehur donte ti jepte fund jetës së rrugës.

Për të shpëtuar, vajza dyshohet se u hodh nga kati i tretë i banesës në rrugën “Gentile”. Megjithatë nuk përjashtohet as që e reja mund të jetë shtyrë nga ballkoni nga shfrytëzuesit.

Ajo u transportua në spitalin në Sanremo dhe mjekët i caktuan një prognozë shërimi 30 ditore. E frikësuar nga kërcënimet e tutorëve, u detyrua të deklaronte para hetuesve se, ishte sulmuar nga një klient i Sanremos.

Megjithatë, dëshmia e një qytetareje atë natë, ndriti dyshime te hetuesit për vërtetësinë e deklaratës së vajzës dhe hetimet vijuan me analizën e kamerave të sigurisë, përgjime telefonike, vëzhgime dhe ndjekje.

Ndërkaq, vajza shqiptare, nuk bëri asnjëherë denoncim për katër tutorët. Kjo për hetuesit solli edhe vështirësi në zbardhjen e ngjarjes.

Arrestimet erdhën rreth një vit pas nisjes së hetimeve.

Ndalimi i tre vëllezërve shqiptarë është bërë orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, e më pas u vu në pranga në aeroport edhe italiani Alessandro Gallinari, teksa kthehej nga një udhëtim nga Kolumbia.

Vëllezërit Bacuku, të regjistruar rezident në Savona, por me vendbanim në komunën Cairo Montenotte, kishin regjistruar një biznes ndërtimi, por që rezulton fiktiv.

Ndërsa italiani Gallinari, me vendbanim në Bergeggi, por i regjistruar si rezident jashtë Savonës, është pronari i një bari në “Corso Bigliati”.

“Ne po përpiqemi të hetojmë nëse femra të tjera janë shfrytëzuar nga grupi, që detyroi vajzën të vinte në Itali falë tre shqiptarëve, dhe të ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Viktima ka përjetuar këtë eksperiencë terrori nga frika e dhunës fizike”, tha për gazetarët Dario Ragusa, kreu i Repartit Hetues të Komandës së Karabinierëve të Savonas-s.

v.l/Dita

Share: