Fiks Fare solli sot historinë e dhimbshme të një gruaje të dhunuar vazhdimisht nga ish bashkëshorti, me 6 urdhra mbrojtje nga gjykate, e cila kërkon të shpëtojë nga dhuna djalin e saj 5 vjeçar
Ajo akuzon ish -bashkëshortin se dhunon fëmijën e tyre, e rreh me thupër. Ka kërkuar ndihmën e policisë, prokurorisë, por asnjë nuk mori masa për të shpëtuar nga dhuna djalin e saj 5 vjeçar. Prokuroria nisi hetimet 40 ditë pas denoncimit dhe nuk mori asnjë masë për shpëtimin e fëmijës nga dhuna e babait më vonë.
Ajo u pohoi gazetarëve se i ati e rrihte djalin me thupër dhe asnjë institucion ku ajo kishte denoncuar dhunën, nuk e kishte njoftuar Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve. Hetimi për këtë dhunë filloi vetëm 40 ditë pas denoncimit, ndërkohe që fëmija vazhdon të jetojë me babain. Dhunën e ushtruar tek 5 –vjeçari e konfirmon dhe akti i ekspertizës ligjore .
Përmbaruesi shtetëror është më shumë i merakosur për ndeshjen Shqipëri Izrael sesa për fatin e një fëmijë të dhunuar. Ofendon dhe shan nënën në sy të fëmijës dhe e detyron atë të rrijë në prani të ish bashkëshortit ndaj të cilit ka 5 urdhra mbrojtje për dhunë ndaj saj.
25 vjeçarja nga Durrësi pas dhunës së gjatë fizike dhe psikologjike kishte vendosur të shpëtonte duke i kërkuar bashkëshortit divorcin pas 7 vitesh martesë. Djali asokohe qëndroi me të atin dhe e ëma e takonte shpesh, por një ditë ajo sheh në trupin e 5 vjeçarit shenja dhune. I pyetur për atë se çfarë i kishte ndodhur i mituri tregon se babai e kishte rrahur me thupër, pasi ai i kishte marrë çelësat e makinës dhe kishte hipur mbi kofano.
Në këto kushte 25-vjeçarja vendos që të bëj kallëzim në polici. Vetëm pas 40 ditësh nga denoncimin i nënës në komisariatin e policisë, ajo është thirrur nga prokuroria duke lejuar gjatë gjithë kësaj kohe që i mituri të jetonte më babanë dhunues. Ndërkohë që kallëzimi në polici nga nëna ishte bërë në datë 27 gusht, mjeku që ka bërë ekspertizën e të miturit ka dalë më aktin e ekspertimit në datë 31 gusht , pra 4 ditë më vonë dhe ku është regjistruar nga një oficere në prokurori. Gazetarët e Fiksit iu drejtuan prokurorisë për të kuptuar zvarritjen e çështjes , por prokurorja pohon se akti i ekspertimit ka ardhur në kohë edhe hetimi i ngritur prej tyre është brenda afatit. Madje fëmija po pyetet nga psikologia dhe në takimet me këtë të fundit, fëmijën e çon i ati.
Por si nga ana e policisë ashtu edhe e prokurorisë askush nuk ka njoftuar Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkinë e Durrësit. Këtë e konfirmon drejtoresha, ku pohon se nga policia dhe prokuroria nuk i është referuar një rast i tillë edhe pse e kanë detyrim. “ Nëse do të na kishin njoftuar ne brenda 24 orëve do të bënim një vlerësim për situatën dhe do kishim kërkuar urdhër mbrojtje për djalin, dhe patjetër ndonjë institucion ose qëndrimi me të ëmën derisa të përfundonin hetimet” shprehet drejtoresha për Fiks Fare.
Por gjatë kësaj situate të vështirë nëna e të miturit i është drejtuar edhe Zyrës së Përmbarimit, Durrës për të marrë çdo fundjavë djalin e saj. Madje ka këmbëngulur që djalin ta marrë me procesverbal ku të përshkruhet edhe gjendja e tij. Por përmbaruesi, Florian Keçi duke e ditur që gruaja ka 6 urdhra mbrojtjeje e mban në të njëjtën zyrë me ish bashkëshortin, dhe ia pohon haptazi se ai mbështet babin dhunues. Madje në takimin e tyre përmbaruesi Keçi e ofendon dhe e nxjerrë jashtë zyrës me dhunë dhe i thotë se për çdo rast do i japë të drejtë ish bashkëshortit të saj, pasi ajo është vetëm me 5 klasë shkollë.
Fëmija tregon për rrahjen me thupër:
Kam bërë gabim se më ka rrahur babi me thupër.
Nëna- Po pse të rrafi me thupër, çfarë gabimi bëre ti?
Djali- Mora çelësat e makinës.
Nëna- Po mirë babi nuk duhet të të rrafi, duhet të të thotë K…bëre gabim.
Nëna-Po pse i more çelësat e makinës ti?
Djali-Po bëna gabim që hypa tek kofonja e makinës së babit, te fordi. Ele me rrafi…
Nëna-Me ça?
Djali- Me thupër pra.
Nëna i këkron përmbaruesit t ëmbajë procesverbal kur takon fëmijën
Përmbaruesi – R…po pse prapë këtu ti?
Nëna e fëmijës- Unë të çova mesazh ty dje pasdite dhe të thashë që K…e kam pa qejf, e kam çu e kam vizitu.
Përmbaruesi – Po pse duhet ta biesh tek unë?
Nëna e fëmijës- Unë e kam sjellë çunin në përmbarim, sepse unë nuk merrem. Sepse vendimi i gjykatës është bërë që në fillim ketu në përmbarim.
Përmbaruesi – Pse ti e vendos vendimin e Gjyaktës?
Nëna e fëmijës- Zbatimin e kam me urdhër në përmbarim.
Përmbaruesi – Unë do marr një masë…
Nëna e fëmijës- Atëherë nëse ti nuk e bën…
Përmbaruesi – Do jap një vendim unë…
Nëna e fëmijës- Unë do ti them Pirro Lutajt më jep një përmbarues tjetër.
Përmbaruesi – Pirro Lutaj, jo Pirro Lutaj moj por ministër…
Nëna e fëmijës- Unë po paguaj taksë…
Përmbaruesi – Ore për mu…Ore ça kujton ti se do merret me ty Pirro Lutaj! E di ça thotë, ça është kjo mo..
Përmbaruesi – A je mirë ti? Unë nuk të kuptoj a je mirë ti?
Nëna e fëmijës- Po le të thotë mo.
Përmbaruesi – A je mirë ti? A je mirë moj, a ke probleme ti?
Nëna e fëmijës- S’më intereson mua se çfarë thua ti!
Përmbaruesi – Ti ke probleme oj goc. Dhe ke probleme të thella…
Nëna e fëmijës- Unë nuk ka probleme, se doni ju të më nxirrni mua me probleme, ç’ti bëj unë…
Nëna e fëmijës- Unë kam pagujt taksën këtu…
Përmbaruesi – E ça do bësh ti që e pagujte?
Nëna e fëmijës- Unë jam me probleme me këtë person. (ish bashkëshortin prezent)
Përmbaruesi – Ça problemi ka ai? Çpunë ka ai personi, me e çu fëmijën në kopësht…
Nëna e fëmijës- O Lori, unë që në fillim..
Përmbaruesi – Jo ore jo, më ngjo mu, më ngjo mu!
Nëna e fëmijës- Mua mos më bërtit ashtu se jam femër në rradhë të parë.
Përmbaruesi – Përjashtë. Merr vendim këtu shpejt. Unë ty, o do të çoj për ndjekje penale, mbaje mend. E do të shohësh a jam unë apo je ti!
Nëna e fëmijës- Pse unë po e sjellë fëmijën e po e marr me përmbarim. Po kërkoj të drejtën time.
Përmbaruesi – Ore kemi rënë dakort me e çu në kopësht, pse vjen këtu?
Nëna e fëmijës- Unë nuk merrem më me A…Unë absolutisht nuk e jap më e ta marrë çunin pa procesverbal.
Përmbaruesi – Ti asnjëherë nuk ke për të mbajtur procesverbal.
Nëna e fëmijës- Pse s’kam për të mbajt?
Përmbaruesi – Se nuk dua unë, nuk du unë. Unë nuk du me e majt.
Nëna e fëmijës- Po pse nuk do me e majt?
Përmbaruesi – A jam unë, apo je ti? Kush je ti moj! Kush je ti moj, kush të merr leje ty.
Nëna e fëmijës- Unë po vij me procesverbal të lej fëmijën.
Përmbaruesi – Kush të merr leje ty moj.
Përmbaruesi – E kupto veten se si je bo moj. Boj një analizë vetes. A ka njeri me të ftillu ty ere.
Nëna e fëmijës- Për fëmijën tim unë…
Përmbaruesi – Ça fëmijën tem moj, ti s’ke punë me fëmijën.
Nëna e fëmijës- Si???
Përmbaruesi – Ti do me më mërzit atë (bashkëshortin) dhe mua.
Nëna e fëmijës- Mua smë intereson kush është ai njëherë, mua më intereson fëmija im.
Përmbaruesi – A ke hall me pa atë ti! Bëj një procesverbal se e qëndis unë!
Nëna e fëmijës- Me më kërcënu mua, s’ka të drejtë asnjë, as ti asnjë.
Përmbaruesi – Merre që thotë dorëzoje në përmbarim.
Nëna e fëmijës- Unë jam me urdhër mbrojtje. Unë jam me urdhër mbrojtje, se doni më mbrojt A… ju është tjetër gjë.
Përmbaruesi – Po, po. A…do mbroj. Unë do mbroj A… nuk pyes unë.
Nëna e fëmijës- Unë do e bie çunin këtu, ditë të shtune e ditë të hëne.
Përmbaruesi – Po bjere këtu edhe e shef ti. E shef ti pastaj ku do shkosh.
Nëna e fëmijës- Ma plotëso atë mua…
Përmbaruesi – Ore mos më trego ti mu! Ulu aty…kur të du unë me e plotësu. Dil atje, prit atje.
Përmbaruesi – Na boke ti këtu është sëmurë çuni! Fëmijë është do sëmuret. Do ftofet e do vritet. Po na bike ilaçe në dorë ti. E ëma e dashurume me fëmijën ti! Po na bike ilaçe.
Nëna e fëmijës- Po patjetër, ashtu siç i duan të gjithë nënat fëmijët…ashtu e dua edhe unë timin.
Përmbaruesi – Po të kishe desh e kishe majt.
Nëna e fëmijës- Sa respekt keni për femrat i herë..
Përmbaruesi – Ku hyn tek femrat ti.
Nëna e fëmijës- Sikur s’keni motra e gra vet.
Përmbaruesi – Po nuk hyn tek femrat ti.
Nëna e fëmijës- Turp të keni për fjalorin që përdorni njëherë.
Përmbaruesi – Po të vijmë shumë pas fijes, rri mos…mos më bë me dalë..U ke mësu me të tjerët kshu, po jo me mua.
Nëna e fëmijës-S’jam mësu unë me asnjëri.
Përmbaruesi – U ke mësu me të tjerët ti, po të them edhe i herë ki kujdes o goc, ki kujdes me mu shumë.
Nëna e fëmijës-Si kam hy në hak njeriu. Për fëmijën tim do luftoj!
Bashkëshorti – Ça nëne je ti moj,se e tërbove fëmijën këtu duke bërtit! Ça nëne je ti?
Nëna e fëmijës- Ti në rradhë të parë je me urdhër mbrojtje, dil atje përjashtë.
Përmbaruesi – Jo me jo, aty do rrijë.
Nëna e fëmijës- Ti dil përjashtë, sepse e di unë kush rri në zyrën time.
Përmbaruesi – Zot i madh i pëlqe vetja shumë kësaj goce.
Përmbaruesi – Tashi unë do marrë një vendim. Fëmija do merret në kopësht në orën 8…
Nëna e fëmijës- Si të bëjmë si thua ti ne?
Përmbaruesi – Si të them unë, por më thuaj si do ti.
Nëna e fëmijës- Atëherë të vij nodnjëri atje tek kopshti dhe të plotësoj procesverbalin. Unë çunin pa rregulla nuk e marr dhe nuk e le.
Përmbaruesi – Po pse ti i vendos rregullat, kush je ti moj, ku di rregulla ti. Ti s’ke pesë klasë shkolle o goc.
Nëna e fëmijës-Të mbaroj unë procesverbalin edhe….
Përmbaruesi – Prit i herë, pse kur të dush ti? Kur do ti me maru e kur do ti me fillu. Mos ma thuaj mo se po s’të pëlqeu përjashtë. Mos të shof më këtu.
Nëna e fëmijës-Nuk komandoj unë
Përmbaruesi – Oj zonjë, ça je tu thone ti moj
Nëna e fëmijës- Dua të mbaroj punën e të dorzoj djalin.
Përmbaruesi – Të presësh, do presësh. Këtu do presësh.
Nëna e fëmijës- Po gjithë jetën do pres. Se kam problem unë, për femijën tim do rri.
Përmbaruesi – Po na trego ti! Ça fëmija jot moj ça fëmija jot, ta kishe majt fëmijën ti. Halli jot.
Nëna e fëmijës-Çdo njëri pa fatkeqësi nuk ka ka në shtëpi. Secili ka motra , ka gra, ka mama.
Përmbaruesi – Çohu dil përjashtë tani. Po dil përjashtë, më prit përjashtë tashi.
Nëna e fëmijës- Jo. Unë nuk dal përjashtë se unë do firmos.
Përmbaruesi – O do firmosësh kur ta lexoj unë. Dil përjashtë tani.