Home KRYESORE E dini çfarë ka dërguar Obama në Ukrahinë? Jastëkë dhe batanije. Unë...

E dini çfarë ka dërguar Obama në Ukrahinë? Jastëkë dhe batanije. Unë u dhashë tanke dhe armatime.

Presidenti amerikan ka pretenduar se është shumë i ashpër ndaj liderit rus, por se megjithatë nuk merret shumë me rusët.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar se si presidenti rus Vladimir Putin me siguri është i përzier në vrasje dhe helmim të kundërshtarëve dhe se natyrisht që këtë nuk do të duhej ta bëjë.

Në një pjesë të intervistës dhënë televizionit amerikan CBS, e cila ishte e dedikuar marrëdhënieve të tij me Putinin, Trump, në konstatimin e gazetarët se njerëzit nuk e kuptojnë përse kurrë nuk ka asnjë fjalë të rëndë për Putinin, ai së pari pyeti: “OK, a jeni gati?”, ku ajo u përgjigj: “Nuk kuptoj”.

“Kam qenë (i ashpër ndaj Putinit), ju nuk dini çfarë kam folur unë me Putinin në takimin tonë para konferencës për medie”, ka thënë Trump.

Në pretendimin e gazetares se megjithatë këtë nuk e bënë publikisht, presidenti amerikan u përgjigj: “Urdhëro?”

“Nuk kam qenë? Unë jam ai i cili i ka dhënë Ukrainës armatim ofensivë dhe vrasësit e tankeve. Këtë nuk e ka bërë Obama. E dini çfarë ka dërguar ai? Ka dërguar jastëkë dhe batanije. Unë jam ai, ndërsa ai është ai i cili i ka dhënë një pjesë të Ukrainës në të cilën Rusia tani ka trupa” ka pretenduar Trump.

Ai ka përsëritur se “është shumë i ashpër kundër tij (Putinit) personalisht”, dhe se kanë pasur një takim në katër sy, i cili ishte “shumë i rëndë dhe shumë i mirë”.

CNN

@CNN

President Trump said in a CBS ’60 Minutes’ interview that Russian President Vladimir Putin is “probably” involved in assassinations and poisonings https://cnn.it/2yI5mXY 

9 noteworthy moments from Trump’s ’60 Minutes’ interview

President Donald Trump said in an interview broadcast Sunday night that Russian President Vladimir Putin is “probably” involved in assassinations and poisonings, but “it’s not in our country.”

cnn.comTwitter Ads info and privacy

Në pyetje të gazetares a pajtohet me atë se Putini ishte i përzier në vrasje dhe helmim”, Trump është përgjigjur: “Me siguri është, po”.

“Me siguri. Në të vërtetë, unë nuk kam…”, filloi Trump me përgjigje, kur gazetarja e ndërpreu me pyetje tjetër ta shpjegojë atë “me siguri”.

Trump ka thënë se “megjithatë nuk merret me ta (rusët)”.

“Nuk është vendi ynë”, ka thënë presidenti i SHBA./Insajderi.com.
Share: