Presidenti amerikan ka pretenduar se është shumë i ashpër ndaj liderit rus, por se megjithatë nuk merret shumë me rusët.
Në një pjesë të intervistës dhënë televizionit amerikan CBS, e cila ishte e dedikuar marrëdhënieve të tij me Putinin, Trump, në konstatimin e gazetarët se njerëzit nuk e kuptojnë përse kurrë nuk ka asnjë fjalë të rëndë për Putinin, ai së pari pyeti: “OK, a jeni gati?”, ku ajo u përgjigj: “Nuk kuptoj”.
“Kam qenë (i ashpër ndaj Putinit), ju nuk dini çfarë kam folur unë me Putinin në takimin tonë para konferencës për medie”, ka thënë Trump.
“Nuk kam qenë? Unë jam ai i cili i ka dhënë Ukrainës armatim ofensivë dhe vrasësit e tankeve. Këtë nuk e ka bërë Obama. E dini çfarë ka dërguar ai? Ka dërguar jastëkë dhe batanije. Unë jam ai, ndërsa ai është ai i cili i ka dhënë një pjesë të Ukrainës në të cilën Rusia tani ka trupa” ka pretenduar Trump.
Ai ka përsëritur se “është shumë i ashpër kundër tij (Putinit) personalisht”, dhe se kanë pasur një takim në katër sy, i cili ishte “shumë i rëndë dhe shumë i mirë”.
“Me siguri. Në të vërtetë, unë nuk kam…”, filloi Trump me përgjigje, kur gazetarja e ndërpreu me pyetje tjetër ta shpjegojë atë “me siguri”.
Trump ka thënë se “megjithatë nuk merret me ta (rusët)”.