Prej 17 tetorit do t’iu lejohet kanadezëve kultivim, posedim dhe konsumim të kanabisit për qëllime rekreative.
Kanadaja të mërkurën do të bëhet shteti i dytë në botë i cili do ta legalizojë kanabisin, dhe eksperienca e saj do të përcillet me vëmendje në Perëndim, parasheh kryeministri liberal Justin Trudeau.
Mirëpo, në disa krahina legalizimi ndoshta do të shkaktojë probleme sa i përket logjistikës.
Prej 17 tetorit do t’iu lejohet kanadezëve kultivim, posedim dhe konsumim të kanabisit për qëllimi rekreative, dhe kështu do të jetë vendi i parë perëndimor dhe i dyti në botë, pasi para pesë vjetëve këtë e ka bërë Uruguai në Amerikën Jugore.
Derivatet e kanabisit, si ushqimi, kozmetika apo e-cigaret me marihuanë, do të lejohen në Kanada prej viti 2019, por ndërmarrësit kanadez tashmë kanë filluar ta përgatisin pjesën e tyre të “tortës” në treg i cili premton.
Prejse është zgjedhur Trudeau në fund të vitit 2015, tregjet financiare vrapojë pas biznesit të ri dhe prodhuesit kanadez të kanabisit tashmë po fitojnë miliarda.
Tre ndërmarrje më të mëdha në bursën e Torontos tashmë kanë akumuluar më tepër se 30 miliardë dollarë kanadez (19,9 miliardë euro).
Enti i Statistikës vlerëson se 5,4 milionë kanadezë do të blejnë kanabis në tregjet e autorizuara për këtë deri në fund të vitit 2018, gjegjësisht 15 për qind të popullatës.
Përgatitjet tashmë po bëhen nëpër rajone dhe vende të caktuara kështu që ndërmarrjet duhen t’i harmonizojnë rregullat me ligjin e ri.
Parlamenti federal ka votuar në pranverë legalizimin e kanabisit, i cili është i ndaluar në Kanada prej vitit 1923.
Në disa qytete, si për shembull në Monteral, për konsumim të kanabisit do të vlejnë rregullat e njëjta siç janë për konsumim të duhanit.
Në disa qytete tjera pirja e “xhointit” do të lejohet vetëm në shtëpi./
360grade.al