Voltana Ademi nuk e ka fshehur dëshirën edhe për një mandat të dytë në bashkinë e Shkodrës dhe i duhet Partise Demokratike ta mbeshtese thjesht per shkak te meritave dhe punës te jashtëzakonshme qe ka bere për qytetin e kulturës qytetare bije e se cilës është.
Në një bashkëbisedim me gazetarë nga Tirana Ademi u shpreh se planet e saj janë në një afat më të gjatë se katër vite. – “Ambicia ime shkon përtej një katër vjeçari”, u shpreh Voltana Ademi.
Duke ditur se Shkodra prej vitesh është kthyer në një bastion te së djathtës edhe pse investimet kanë qenë të pakta nga të gjitha qeveritë, duhet thëne se kjo zonje e nderuar dhe sqimatare ja ka dale te jete e mbështetur nga qytetaret shkodrane edhe përtej ngjyrave partiake.
Me nje zonje te tille te papërtuar sigurisht qe përfituesja kryesore është Shkodra dhe qytetaret e saj.
E majta ka tentuar disa herë për të pasur në krye të bashkisë një përfaqësues të vetin, por nuk ia ka arritur dhe sigurisht qe nuk do ja arrije dot me kete zonje te hekurt dhe fine Shkodre.
Kujtojmë që Ademi përpara se të merrte bashkinë e Shkodrës në vitin 2015, ishte deputete e këtij qarku në Kuvendin e Shqipërisë dhe ju kthye qytetit te saj per ta bere me te mire dhe me dinjitoze