Kryetari i partisë opozitare në Greqi Demokracisë së Re, Kyriakos Micotaqis ka pritur në zyrën e tij në Parlament kryetarin e shoqatës demokratike kombëtare të minoritetit grek në Shqipëri ‘Omonia’, Vasil Kajo.
Kreu i ‘Omonia’ paraqiti çështjet me të cilat përballet sot pakica etnike greke në Shqipëri, si dhe vlerësoi kontributin historik të ish-kryeministrit Konstandin Micotaqis në promovimin e kërkesave të tyre.
Kryetari i Demokracisë së Re theksoi interesin e tij të vazhdueshëm për pakicën etnike greke, duke theksuar se kursi evropian i Shqipërisë shkon përmes respektimit të të drejtave të tij./Lapsi.al