Pas ish-drejtorit të Burgjeve dhe ish-deputetit socialist Arben Çuko, i cili u arrestua të dielën për korrupsion pasiv, një tjetër ish-deputet i PS është shoqëruar në polici.
“ABC News” raporton se ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka, është shoqëruar në polici për arsye që ende nuk dihen.
Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me këtë shoqërim./Opinion.al