Home KRYESORE “Listpagesa greke”, Salianji: Janë publikuar për të shmangur vëmendjen nga thelbi i...

“Listpagesa greke”, Salianji: Janë publikuar për të shmangur vëmendjen nga thelbi i çështjes…

Nga Ervin Salianji

Kanë qarkulluar disa “listpagesa greke” në portalet e sponsorizuara nga Qeveria dhe PS. Janë lista që dukshëm janë publikuar për të shmangur vëmendjen nga thelbi i çështjes.

Greqia ka politikën e saj, ne kemi detyrimin tonë kombëtar të zbulojmë nëse miliona Eurot janë përdorur për të ndikuar në politikanë apo zyrtarë të administratës publike. Shteti jonë, çdo qytetar, apo çdo deputet ka detyrimin të kërkojë zbardhjen e plotë të financimeve te paligjshme ne administrate apo politikë.

Shqiptarët sot duhet ta dinë që 54 milion Euro mund të përdoren lehtēsisht për të ndikuar negociatorët apo ministrin e negociatave me detin, konteksti i ri i bën problematike deklaratat që Greqia e ka zgjeruar me 12 milje hapesiren detare të saj.

Meqë qeveria ka bërë një listë për te bere pis dhe mgaterruar shqiptaret, tregon që ka interes të madh për tymnajë.

Unë i përfshirë pisët në këtë listē te financuar nga qeveria Shqiptare deklaroj me përgjegjësi të plote qe asnje cent dhe asnje lidhje nuk kam me kete histori, kushdo që përfiton para të palighshme per me teper nga nje shtet tjeter duhet të dënohet për tradhëti kombêtare dhe te flaket nga politika dhe institucionet.

Share: